,

FIERI dhe Shqiperia


Parashikimi i motit në Fier në këto momente, dhe parashikimi për 5 ditët në vijimKliko ketu per parashikimin e motit ne Shqiperi.
Fieri me 55.100 banorë, është qyteti i 8-të në Shqipëri për nga numri i popullsisë.
Historia
Vetem 12 km larg qytetit te Fierit, ndodhen rrenojat e qytetit antik te Apolonise. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s ne një koder pranë detit dhe afër grykederdhjes se lumit Aoos ( Vjosa) nga kolone te ardhur nga Korinti e Korfuzi.Ne lulezimin e tij mendohet te këtë patur një popullsi prej 50,000-60,000 banoresh. Për rendesine ekonomike dhe kulturore dhe për hapësirën e madhe te shtrirjes se tij, Ciceroni e ka quajtur “ qytet të madh dhe hijerende “. Monumentet me te rëndësishme arkeologjike janë : muri rrethues, biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit te XIII. Kerkimet e para mbi thesarin historik te Apolonise u benne gjatë Luftes se Pare Botërore nga arkeologet austriake, qe zbuluan dhe eksploruan muret e mëdha qe rrethonin qytetin e dikurshem. Zbulimet sistematike filluan ne vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey. Ata nxorren ne drite kompleksin e monumenteve te qendres se qytetit. Zbulimet kanë vazhduar nga arkeologet shqiptare pas çlirimit. Qendra te tjera te popullimit parahistorik ne rrethin e Fierit kanë qenë edhe Stefanafana, Nemfeumis, keshtjella Argyas, Kolkondasi, Cakrani, Margellici, Porteza , Petova etj.
Regjistrimi I pare I populsise është ai I vitit 1923 ku Fieri ishte nenprefekture nenvaresine e Beratit. Ne perberjen e Fierit futeshin 2 krahina : rrethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtepi dhe 12.760 banorë , krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtepi dhe 1940 banorë. Vete qyteti I Fierit kishte 5 lagjje dhe 1493 banorë. Gjatë fillimit te shekullit te XX-te deri ne vitet e Luftes se Dyte Botërore ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Aty u vendosen banorë te ardhur nga Laberia, Çamëria dhe Kosova si dhe grupe të ndryshme popullatash te ardhur nga Toskeria si nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra etj. Ndërsa pas Luftes ne qytetin e Fierit u vendos një numer I madh camesh te debuar nga Greqia.
Ne vitin 1958 sipas ndarjes se re administrative rrethi kishte një siperfaqe prej 1175 km2. ne te bënin pjesë 4 qytete si dhe 139 fshatra te grupuar dhe 21 te bashkuar. Me shnderimin e rrethit ne qendren ekonomike me te zhvilluar pas kryeqytetit, ndodhi një proces I zhvilluar urbanizimi. Për te plotësuar nevojat e industrise dhe bujqesise, filloi një levizje e madhe migratore drejt Fierit. Ne vitin 1965 qyteti I Fierit numeronte 20 000 banorë, kurse ne 1982 kishte 35 000 banorë. Ne vitin 1985, Fieri si rreth kishte një popullsi prej 226.200 banorë, dhe dendesi 192 b/km2. Popullsia qytetare arrinte shifren 27.6 % ndërsa ajo fshatare 72.4 %. Rritja natyrore ishte 2.09 %o .
Me fillimin e viteve 90 –te ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Një pjesë e madhe e banoreve kanë emigruar drejt shteteve te huaja dhe kryeqytetit si dhe kanë ardhur banorë nga rrethet e Mallakastres, Tepelenes, Beratit,Elbasanit, Gjirokastres si dhe nga zonat veriore e verilindore te Shqipërisë. Ne vitin 2001 popullsia e rrethit te Fierit ishte 199.082 banorë. Ndërsa qyteti I Fierit ka një popullsi 82.262 banorë. Dendesia e popullsise për rrethin e Fierit 255 banorë/km2, një nga me te lartat ne Shqipëri. Mosha mesatare e popullsise është 38 vjeç.
Gjeografia
Fieri është qytet bregdetar në Shqipërinë e jugut. Fieri ndodhet në jug të rrethit të Lushnjës, në perëndim të rrethit të Beratit, kufizohet gjithashtu në jug me Vlorën dhe në juglindje me rrethin e Mallakastrës, rreth i cili para ndarjeve të reja administrative të viteve '90 bënte pjesë gjithashtu në përbërjen e rrethit të Fierit.
Ekonomia
Rethi i Fierit është ekonomikisht një nga rrethet me te zhvilluara te Shqipërisë. Ne këtë zhvillim vecojme tre periudha te rëndësishme kohore : paraclirimit, vitet 45-90-te dhe pas viti 1990.
Ne periudhën paraclirimit Fieri ka qenë një zone e prapambetur bujqesore, qe vuante nga kenetezimi masiv dhe malaria. Shumica e popullsise jetonte ne fshat ku ruheshin akoma disa karakteristika te feudalizmit. Një pjesë e fshataresise kishte toke, ndërsa pjesa tjetër punonte ne cifligjet e shtetit dhe ne ato private. Ne vitin 1925 shoqëria anglo-persiane OIL Company mori për ta shfrytezuar për kerkimin e vendburimeve te naftes një siperfaqe prej 250.000 ha. Pas largimit te kësaj kompanie, vjen shoqëria AIPA qe morri për shfrytezim një siperfaqe prej 164.000 ha. Ne vitin 1938 ekzistonin magazina te mëdha mallrash dhe një rrjet I dendur tregtar. Deget kryesore te ekonomise ne këto vite perfaqesoheshin me disa fabrika te industrise se lehtë dhe ushqimore. Ne 1937 dhoma e tregetise se qytetit numeronte 309 zejtare, tregtare dhe industrialiste. Pas pushtimit italiane vershuan shumë sipermarres, punetore , fermere , nenpunes, njerëz te profesioneve të ndryshme dhe bashke me ta dhe prodhimet e industrise italiane. Ky fenomen u shoqerua me pasoja negative për prodhuesit vendas, kryesisht artizane, duke I rrenuar ekonomikisht dhe duke I detyruar te mbyllnin punishtet e tyre, gjë qe solli keqesimin e gjendjes ekonomike te familjeve të tyre. Pas kapitullimit te Italise , pronat e shoqerise AIPA I morri ne dorë shoqëria gjermane Continental Oil.
Ne periudhën 45-90, Fieri kthehet ne një nga qendrat me te rëndësishme industriale te vendit. Këtu u ndertua kompleksi me I madh energjitiko-kimik I vendit. Ne prodhimin e pergjithshem industrial te vendit , Fieri zinte 12 % te tij. Deget kryesore te industrise ishin energjitika ( nxjerrja e përpunimi I naftes, prodhimi I energjise elektrike ), industria kimike, mekanike dhe ushqimore. Për te mbeshtetur këto dege te industrise se rëndë u ndertuan dy termocentrale, ne Fier dhe ne Ballsh. TEC-i i Fierit për nga kapaciteti ishte me I madhi ne Shqipëri me kapacitet 160.000 kw energji ne vit. Ne vitin 1952 u ngrit Uzina e Pastrimit te Pambukut, dhe me pas u ngriten edhe fabrikat e imdustrise ushqimore , si ajo e vajit, margarines, e veres etj. Strategjia ekonomike e ndejekur ne këto vite shtroi nevojen e zhvillimit te transportit automobilistik dhe hekurudhor. Fillimisht u zhvillua transporti automobilistik me ngritjen e dy parqeve me te mëdha te vendit, parku automobilistik I Fierit dhe ai I transnaftes ne Patos. Me ngritjen e industrise se rëndë perparesi morri dhe transporti hekurudhor. Ne viet 1967-68 u ndertua hekurudha Rrogozhine-Fier 53 km e gjatë, ne 1974-75 hekurudha Fier- Ballsh 26 km, ndërsa ne vitet 1981-86 ajo Fier-Vlore 35 km. Sipas statistikave bujqesore deri ne vitin 1985 Fieri kishte 5 NB dhe 20 kooperativa bujqesore. Blegtoria u zhvillua dhe ajo si pjesë e gjithë kolektivizimit te bujqesise, por u vu ne plan te dytë. Ajo asnjëherë nuk I plotesoi tërë nevojat e popullsise. Megjthate edhe blegtoria pati një fare ecurie. Ne vitin 1985 ajo jepte 1/3 e prodhimeve bujqesore, ku rrethi Fier dallohej për numrin me të madh te gjetheve në vend, duke dhënë 1/5 e prodhimit te pergjithshem blegtoral. Komplekse blegtorale te rëndësishme kishin NB-te e Roskovecit dhe Levanit, kooperativat e Zharezes, Pojanit , Cakranit etj. Periudha e tretë pas viteve 90-te është shoqëruar me ndryshime te mëdha edhe ne strukturen e ekonomise. Kjo si rezultat I ndryshimit te formes se pronesise, nga ajo shteterore ne atë private. Shumica e ndermarrjeve private te krijuara I perkasin aktivitetit trehtar, pas tyre vijnë ato te sektorit te sherbimeve dhe te sektorit te transportit. Ne rrethin e Fierit ka pasur edhe mjaft investime te huaja kryesisht ne sektoret joproduktive te ekonomise si banka, ndertime, transport si dhe ne industrine tekstile. Sot ne rrethin e Fierit ne industrine e nxjerrjes dhe perpunimit te naftes, veprojnë dy nga kompanite me te mëdha ne Shqipëri, Albpetrol dhe ARMO si dhe kompania kanadeze “Banker’s “. Ndërsa përsa I përket marredhenieve agrare, edhe ato njohen ndryshime rrenjesore. U kalua nga sistemi I kooperativave dhe NB-ve ne sistemin e prones private dhe te ekonomise te tregut te lirë. Ne rrethin e Fierit procesi I ndarjes se tokave ka përfunduar ne vitin 1993 dhe toka është shperndare sipas kritereve te percaktuara ne Ligjin për Token. Shperndarje e tokes është bërë ne varësi te siperfaqes se përgjithshme te tokes se punueshme me numrin e banoreve. Kështu çdo person ka përfituar nga 0.15-0.3 ha. Këto kanë sjelle rritjen e shpejte te numrit te njesive te prodhimit bujqesor. Bujqesia private dominohet nga fermat qe operojne ne nivel familjar. Ndërkohë qe nga shoqatat e fermereve po krijohen ndermarrje të reja qe synojne drejt ekonomise se tregut bujqesor modern. Sot ne rrethin e Fierit sipas Zyres se Punesimt ka 72.237 te punesuar dhe 18.135 te papune, ndërkohë qe joekonomikisht aktive janë 51.052. Nga te punesuarit , 44.591 janë te gjinise mashkullore dhe 27.646 te gjinise femerore.
Turizmi
Pasurite Social – Kulturore
Vlerësimi turistik i këtyre motiveve nenkupton kulturën shpirtërore, materiale e origjinale. E lemente te tillë si : veshja, këngët dhe valle, instrumentet muzikore, doket dhe zakonet, fjalët e urta dhe legjendat, feja me institucionet e saj, muzeumet prezantojnë shpesh vlera te rralla e te paperseritshme.
Jeta shpirtërore
Rajoni Vjose – Seman ka veçoritë e veta përsa i përket jetës shpirtërore. Ky rajon bën pjesë ne krahinen etnografike te Myzeqese. Turizmi fetar është lloji me i vjetër i turizmit, praktikuar qe ne kohët e lashta. Ne rajon egzistojne dy bashkesi fetare, ajo ortodokse dhe ajo myslimane. Të dy bashkesite fetare jetojne ne harmoni te plotë me njera – tjetrën. Me shumë interes janë objektet e kultit qe paraqesin interes nga ana arkitektonike dhe nga ana e misioneve fetare.Me vlera te shumeanshme do të veconim kishen e Shen Marise se Pojanit dhe afrekset e shekullit XIV qe ruhen aty. Me interes janë pagezimet dhe kurorezimet qe bëhen ne kishe, si dhe ritet fetare qe i shoqerojne. Ne afersi te Kolkondasit ne vitin 1813 është ndertuar Manastiri i Shen Kozmait, kun e 24 gusht te çdo viti organizohet Panairi i Shen Kozmait, ku besimtare nga e gjithë Myzeqeja shkojnë ne ceremoni. Objekte te tjera janë kisha ortodokse e Shen Gjergjit, kisha katolike, xhamia etj.
Folklori
Ne këtë rajon janë zbuluar shumë tradita kombëtare si ne veshje, instrumenta, kenge etj. Prandaj për oferten turistike te rajonit është mjaft e rëndësishme organizimi i manifestimeve folklorike dhe format tradicionale te jetës e veprimtarise se tij. Turizmi nëpërmjet manifestimeve kulturore dhe vleresimit të tyre ndikon ne ruajtjen e folklorit, kultivimin e tij dhe ngritjen e shkalles artistike të tyre. Rajoni trashëgon dhe kultivon një thesar te pasur e te bukur folklorik ku pasqyrohet vitaliteti, kultura materiale dhe shpirtërore dhe ndenja fisnike. Është e vërtetë qe kostumet popullore dhe orendite e tradites nën pervetesimin e jetës moderne janë zhdukur nga përdorimi i perditshem, por ato mund te shihen dhe gjenden me tërë bukurine dhe finesen e tyre artistike ne manifestimet folkloristike e ne muzete etnografike.
Veshjet e Grave
Krakteristike ka qenë veshje ne kemishe e gune, qe perbehej nga jeleku, fanella, kemisha, brezi, perparesja, guna, mengorja, corapet, shamite e brezit, shamia e kokës dhe stolite. Këto pergatiteshin me fije pambuku ose me lesh rud.
Veshjet e Burrave
Karakteristike ka qenë veshja me kemishe (linjë). Ky tip veshjesh perbehet nga këto pjesë: kemishe, te mbathura, brezi, corapet, opingat. Gjeresia e fundit shkonte nga 1015 kinda, kurse menget bëheshin te gjata dhe te gjëra dhe pergatiteshin me pelhure liri.Opingat pergatiteshin nga lekura e regjur e lopes ose e buallit.Një element qe spikat është takia, qe mbahej nga burrat myzeqare ne ditë dasme, te kremte fetare, ditë pazari etj.
Kenget dhe vallet
Muzika vokale ka një perdorim me te dendur dhe është karakteristike për folklorin tradicional, duke perbere një specifike kombëtare. Vlera e valleve popullore perqendrohet ne kompozicionet e tyre te cilat mund te jenë edhe primitive, por sit e rrallë ato kerkohen ne programe turistike. Me e njohur dhe me origjinale është dyshja e njohur myzeqare e burrave. Nga instrumentet popullore permendimsazet qe janë te perbera nga klarineta dhe defi. Kenga polifonike është mbizoteruese ne këtë krahine. Zakonisht kenga këndohet nga një person dhe te tjerët i mbajnë iso.
Traditat dhe zakonet
Nga vizitore te shumte flitet për zakone te çuditshme dhe te shumta. Mikepritja është e kultivuar pergjate shumë shekujve.Respekti për mikun, te huajin pa shperblim është diçka e veçantë. Datat qe festohen me shumë ne këtë rajon janë 24 – 25 dhjetori, fillimi i Vitit te Ri, 6 janari ( dita e ujit te bekuar), pashket ortodokse, feste te cilrn banoret e këtij rajoni e festojne ne mënyrë madheshtore me rite te tilla si therja e qengjit dhe ngjyerja e vezeve me boje te kuqe. Festa te tjera janë ato te karakterit zyrtar, kombëtar dhe rajonal për ngjarje dhe figura te medhaja historike.
Gatimet
Ne mjaft vende me tradite te zhvilluar gastronomia perben pothuajse një lloj turizmi. Krahina të ndryshme kanë gastronomi koralet, kështu dhe rajoni ynë ka veçoritë etij te gatimit. Llojet e peshkut janë të ndryshme si ngjala, lavrake, qefulli etj, por gjithashtu nder gjellet karakteristike përmenden rosnicat. Meqense rajoni është fushor një perhapje te madhe kanë shpezet e buta, mishi i te cilave serviret ne çdo tavoline. Tipike janë edhe ëmbëlsirat te bëra kryesisht me pete te derdhura si byreku, qumeshtori, bakllavaja. Nga pijet me te përdorshme janë rakia e rrushit dhe e manit.
Transporti
Fieri ndodhet rreth 115 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Ndodhet rreth 40 km larg Vlorës dhe rreth 40 km larg Beratit. Është një nga nyjet kryesore të jugut përsa i përket transportit. Fieri është pjesë e rrjetit hekurudhor shqiptar.

    Sugjerime per kete faqe...


Eja e krijo nje website me webhosting profesional
Komente nepermjet Facebook
Ndersa nepermjet Disqus, View Comments

0 commenti »

Leshoni komentin tuaj!

Site Meter