HIMARA dhe Shqiperia


Parashikimi i motit në Himarë në këto momente, dhe parashikimi për 5 ditët në vijimKliko ketu per parashikimin e motit ne Shqiperi.
Himara me 4.500 banorë, është qyteti i 49-të në Shqipëri për nga numri i popullsisë.
Ky qytet vecohet për rëndesinë turistike në Shqipëri*
Historia
Emri Himarë e ka origjinën nga fjala e vjetër Shqipe e përdorur në këto anë "Hi(j) Marë" - "Eja Marë", qe ka të bëje me ftesën që i bëhet një vajze apo fqinje të marrë pjesë në një gëzim familiar apo ti bashkohet nje grupi që këndon një kënge shumë-zërëshe. Marë është emër i njohur Shqip vajze në Himarë, në jug të Shqipërisë dhe në veri të saj.
I ndërtuar në pjesën jugore të bregdetit shqiptar, qyteza e Himarës ka qenë gjithmonë qendër e një zone që ka përfshirë jo vetëm fshatrat e jugut, por edhe Labërinë e Kurveleshin. Ajo përmendet që në kohët e lashta ku parardhësit ishin fisi Ilir i Kaonëve, por historia moderne duket se fillon në 1199, kur në qytet u vendos sundimi i Venedikasve. Fqinjet tanë veriorë nuk mundën ta mbanin për shumë kohë dhe në shekullin e XIII zona e Himarës u përfshi nga Karli i Anzhuinëve në atë që ai e quajti Mbretëria e Arbërisë. Zona ka qenë gjithmonë me një popullsi autoktone shqiptare, kryesisht me origjinë nga ajo që sot njihet si zona e Labërisë dhe duke filluar që nga shekulli i XV edhe me të ardhur nga zonat e Mirditës dhe Krujës. Më 1431 Himara u përfshi nga Perandoria Turke si një krahinë e Sanxhakut të Shqipërisë. Në 1482 disa familje u larguan nga qyteti për në Siçili, dhe atje u është dhënë tokë në afërsi të qytetin të Palermos. Këtij vëndbaninmi apo fshati më pas ju dha emri Piana degli Albanesi - [Vëndi i Shqiptarëve], banorët e të cilit flasin edhe sot gjuhën Arbëreshe. Duke filluar që nga shekulli i XVI, si pasojë e disa kryengritjeve, Himara, ashtu si edhe Mirdita, siguroi një sërë privilegjesh dhe një lloj autonomie, që e lejoi të ruante fenë dhe flamurin Shqiptar. Fatkeqësisht, mungesa e rrugëve dhe zona malore krijoi vështirësi në komunikimin e saj me zonat e brendëshme të vendit. Perveç gjuhës amëtare Shqipe, duke shfrytëzuar detin banorët e këtyre anëve vendosën lidhje tregtare me Greqinë e Venedikun e kryesisht me Korfuzin dhe Gjiritin dhe si pasojë e ketyre lidhjeve, filloi te përdorej edhe gjuha Greke e Italiane për qëllime tregtare. Më 1912 Himara ngriti flamurin e pavarësisë dhe dërgoi përfaqësinë e saj në Vlorë.
Gjeografia
Himara përbëhet nga dhjetë fshatra: Himara, Palasa, Dhërmi (nga Shqipja e vjetër - Dhëri Mbi, Dhër Mbi, Dhër Mi, Dhëri Im), Vuno (nga Shqipja e vjetër - Vëne, Vure, Vono), Qeparo (nga Shqipja e vjetër - Qëparë, Që Para, Që Par-o, Më Parë), Kudhës (nga Shqipja e vjetër - Kudhër, Kudhësi), Shën Vasil, Pilur (nga Shqipja e vjetër - Pi Ulur, Pij Ujë Ulur), Jale dhe Ilia. Himara si krahinë shtrihet në jug-perëndim të Shqipërisë në anë të bregdetit të detit Jon. Krahina e Himarës ka një sipërfaqe me gjatësi rreth 50 km dhe gjërësi rreth 10 km.
Rajoni është vënd malor dhe karakterizohet nga male e kodrina që thepisen drejtpërdrejt në një det të kristaltë, dhe është një vënd detar me klimë mesdhetare. Himara bën pjesë në Qarkun e Vlorës.
Zona & Objekte kulturore
KESHTJELLA E HIMARES – Qyteti i vjetër i Himarës, dhe kalaja në vetvehte janë monumente të rëndësishme që kanë nevojë për mbrojtje që të mos pësojnë dëme të pandreqshme. Në kështjellë (kala) ekzistojnë shenja të pranisë së pandërprerë të banorëve vëndorë Iliro-Shqiptarë për më shumë se 3500 vjet. Në këtë kështjellë vlen të vecohen objektet:
SHEN MARIA – Kishë e stilit Bizantin me ikonën e Shën Marisë që konsiderohet cudibërëse. Në kohë thatësirash ikonën Himarjotet e nxirrnin për litani (lutje) popullore. Populli lutesh për të rënë shi. Gojëdhëna është se më të vërtetë cudia ndodhte.
KISHA E EPISKOPALE – Kishë e stilit Bizantin. Para ndërtesës së sotme të kësaj kishe, në portën e saj, ekziston basoreliefi prej mermeri me shqiponjën dykrenare Iliro-Shqipëtare. Ndërtesa e Kishës Episkopale i ka themelet mbi nje ndërtesë të vjetër që ishte faltorja e Apollonit të Ilirisë.
KISHA E GJITHESHENJTOREVE – Ndërtuar më 1775 në hyrje të kalasë. Sot kjo kishë e rindërtuar funksionon si Mitropolia [Kisha Qëndër] e Himarës.
MANASTIRI I SHEN MARISE – Në pllajën e malit mbi Himarën gjëndet Manastiri i Shën Marisë. Atje shkohet vetëm me këmbë.
KISHA E SHEN THEODHORIT – Midis fshatrave Ilias dhe Dhërmi gjëndet Manastiri i Shën Theodhorit.
MANASTIRI I SHEN MARISE NE DHERMI– Ky manastir ndodhet në majën e fshatit Dhërmi. Eshtë shumë i bardhë dhe shquhet për arkitektonikën e tij të vecantë.
Objekte të tjera me rëndësi kulturore po ashtu janë edhe:
KESHTJELLA E BUKUR (Palermo) – Në Jug të Himarës, në një gadishull të vogël, brënda gjirit të sigurtë me të njëjtin emër, ndodhet kështjella e Bukur, e ndërtuar në fillim të shekullit 19të nga Ali Pashai i Janinës dhe që sot ruhet në gjëndje shumë të mirë. Kështjella është ndërtuar në vëndin e gërmadhave të një kalaje të vjetër dhe të një manastiri që eksiztonte atje, sipas përshkrimit të udhëtarit Anglez Lik që ka vizituar vëndin. Në vëndin ku gadishulli lidhet me tokën ndodhet kisha e Shën Nikollës, për të cilën ekzistojnë shumë legjenda dhe histori për ndërtimin e keshtjellës.
QEPAROI I VJETER (i sipërm) – Gjithë fshati ka pamje të bukur dhe arkitektonikë tradicionale. Gjithë rrugicat me kalldrëm dhe kishat e vjetra përbëjnë një figurë magjepsëse. Interes të vecantë paraqesin epigramet Iliro-Kaone në muret e ndërtesave të ndryshme. Nga ky fshat e ka origjinën ish Drejtori i CIA Amerikane Xhorxh Tenet.
KISHA E SHEN DHIMITRIT – Në fshatin e poshtëm Qeparo, ndodhet manastiri i Shën Dhimitrit, i bardhë dhe i rindërtuar si dhe kisha më të njëjtin emër.
KESHTJELLA E SOPOTIT – Afër fshatit Borsh, në majën e kodrës, gjënden gërmadhat e kështjellës Shqiptare te Sopotit. Rruga për të vajtur atje është e vështirë dhe shkohet vetëm në këmbe.
SHPELLA E PIRATEVE – Në veri të Himarës, anës detit ndodhet një shpellë e madhe, në të cilën mund të hysh vetëm nga deti. Mjedisi është interesant dhe bregu ideal për të bërë banjë i vetëm. Legjenda flet se kjo shpellë dikur ishte strëhe e piratëve.
PLAZHET – Himara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle por edhe me rërë te bardhë e të imët. Spilea, është plazhi qëndror i Himarës, me shumë vizitore në behar, më tutje Prino, Potami, Filikuri, më në Jug Llamana, Qeparo, Borshi brigjet e Piqernit (Buneci), Lukovës dhe Kakomes në Nivicë (por me rrugë të vështirë). Poshtë kalasë së Himarës ndodhet Livadhi dhe në veri Jali, Fusha, Ziso, Gjipea, Karkaniqi, Jaliskari në Dhërmi, Palasa dhe Dhrale. Në shumë vënde në brigjet e Himarës, uji është shumë i ftohtë, për shkak të ujrave nëntoksore. Po të largohesh disa dhjetra metra nga këto pika temperatura e detit merr vlerat fiziologjike. Në muajt e verës, afrohen barkat e shpejta për të bërë shëtitje në brigjet që ndodhen afër me Spilenë.
Popullsia
Himara ka një kulturë të lashtë shqiptare dhe një popullsi autoktone Shqiptare. Nga familjet e njohura dhe me vazhdimësi të hershme në Himarë janë familjet: Gjoleka, Kolila, Gjini, Kokaveshi, Cani, Gjicali, Marku, Gjergji, Prifti, Koleka, Koka, Zaho, Gjoka, Nikolla, Duna, Kushta, Kocana, Pali, Dudushi, Vreto, Memi, Zoti, Duka, Xhagjika, Milo, etj. Me të prurat e lëvizjes së popullsisë për arsye ekonomike dhe sociale familje të sapoardhura i janë bashkuar krahinës së Himarës këto kohët e fundit. Ka familje për shëmbull që janë vendosur në Himarë në 20 vitet e fundit, duke ardhur nga krahina e Kurveleshit. Himara mirëpret njerëz dhe familje nga cdo anë e Shqipërisë, sepse Himara është e njohur për mikëpritjen e saj të vecantë dhe bujare Shqiptare.
Emigracioni
Himariotët kanë emigruar në vënde të ndryshme të botës, si në Itali, Francë, SHBA, Greqi, etj. Kjo ka bërë që ata të ndihmojnë vëndlindjen me njohuritë dhe të ardhurat e tyre.
Ekonomia
Himara ka të zhvilluar shtegtimin [turizmin], tregtinë, bujqësinë (më së tepërmi kultivimin e ullirit), peshkimin, dhe sipërmarrjen e mikëpritjes (hotele, restorante, bujtina - sidomos në breg të detit).

    Sugjerime per kete faqe...


Eja e krijo nje website me webhosting profesional
Komente nepermjet Facebook
Ndersa nepermjet Disqus, View Comments

0 commenti »

Leshoni komentin tuaj!

Site Meter