Foto nga Alpet dhe Shqiperia

Alpet Shqiptare perfaqsojne njesine gjeografike me te larte e me madheshtore te vendit. Për nga format e larta e te ashpra te relievit, për nga bukuria e mahnitshme e peisazheve dhe kontrasteve natyrore atonuk mbeten prapa Alpeve te Evropes Qendrore..
Alpet shtrihen ne pjesen me veriore te vendit dhe kanë kufij tepër te qartë.
Ne jug ato zbresin deri te lugina e Drinit (ne sektorin nga Fierza deri ne Vaun e DEjes),qe i ndan nga Malesia e Pukes, ne lindje e verilindje kufizohet me pellgun e Tropojes dhe me luginen e rrjedhjes se poshtme te Valbones magjike,qe e ndan nga Malesia e Hasit dhe e Gjakoves e cila bën pjesë ne Krahinen Malore Qendrore,kurse ne perendimzbresin deri ne fushën e Mbishkodres.
Ne te gjithë shtrirjen e tyre Alpet kanë një gjatesi maksimale prej 64 km, midis majes se Zhihoves ne Veri dhe Megulles se Gjerkajve ne jug. Gjeresia e tyre arrin deri ne 60 km, nga Qafa e Morines ne Lindje deri ne fshatin Jeran ne Perëndim.
Siperfaqa e përgjithshme e tyre arrin deri ne 2020 km².
Alpet me gjithë relievin e tyre tepër te thyer dhe te lartë nuk janë te pakalueshem. rrjeti i dendur i luginave,grykave dhe qafave lehtesojne depertimin deri ne sektoret ne thellesi.

    Sugjerime per kete faqe...


Eja e krijo nje website me webhosting profesional
Komente nepermjet Facebook
Ndersa nepermjet Disqus, View Comments

0 commenti »

Leshoni komentin tuaj!

Site Meter