,

TIRANA dhe Shqiperia


Parashikimi i motit në Tiranë në këto momente, dhe parashikimi për 5 ditët në vijimKliko ketu per parashikimin e motit ne Shqiperi.


Tirana me 607,467 (2007) banorë, është qyteti i parë në Shqipëri për nga numri i popullsisë.
Historia
Regjistrimi i tokave të qytetit u bë nën pushtimin osman, në vitet 1431-1432. Tirana u themelua në 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini nga fshati Mullet, i cili ne fillim ndërtoi një xhami, një furrë pjekje dhe një hamam. Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të ndodhura sot në zonën mes qëndrës aktuale dhe rrugës së Elbasanit. (Lexoni dhe këtu)
Si kryeqytet i përkohshëm Tirana u shpall më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925. Në vitin 1990 Tirana numëronte vetëm 244.200 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjitha anët e tjera të vendit përdrejt kryeqytetit, të cilët shpresojnë të gjejnë aty punë dhe jetë me të mirë, e ka çuar popullsinë e Tiranës në rreth 830.000 banorë. Tirana, siç quhet dhe nga vendasit Zemra e Shqipërisë, është qyteti që lulëzon dhe zhvillohet më shpejt, ai është tepër ritmik dhe ofron mundësi të shumllojshme aktiviteti jo vetëm për banorët vendas, por edhe atyre të huaj.
Etimologjia
Ekzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë:
Tiranë mendohet se vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Të ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.
Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të malit të Dajtit. Akoma ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit të parë para lindjes së Krishtit, e cila mendohet të ketë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop (shek.VI), e quan kështjella e Tirkanit.
Tirana vjen nga Greqishtja e Vjetër Tyros (Τύρος) që do të thotë bulmet. Në fushën e Tiranës, bëhej tregëtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.
Tirana ose Tirônë, siç quhet në dialektin e vendit, e ka origjinën nga mënyra se si thirreshin banorët e këtij vendi. Duke qenë se popullsia e vendosur në këtë territor vinte kryesisht nga malet e zonës përreth atëherë nga vendasit ato quheshin "Të rônë" (të rënë). Edhe sot, në gjuhën e përditshme, për familjet që vijnë nga zonat malore përdoret shprehja "kanë rënë (psh) në Durrës" (apo diku tjetër). (J.N. Priska)
Për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.
Qyteti
Qyteti ka Universitetin e Tiranës (1957), Institutin e Agrokulturës (1951), Akademinë e Shkencave (1972), Bibliotekën Kombëtare (1922), si dhe shumë muze, midis të cilëve Muzeu i Kulturës Kombëtare, Muzeu i Shkencave të Natyrës (1948), Muzeu i Arkeologjisë (1948) si dhe Muzeu i Historisë Kombëtare (1981). Tek Kiti gjendet edhe aeroporti i vetëm ndërkombëtar dhe qendra të shumta kulturore. Në vitin 2000 qendra e Kitit, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi Skënderbej, u shpall Ansambël Kulturor me vlera të veçanta dhe mbrohet nga shteti. Gjithashtu Kiti është dhe qendra kryesore e Qarkut të Tiranës dhe e Rrethit me të njëjtin emër.
Gjeografia
Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Lartësia mesatare e fushës së Tiranës është 521 m, kurse dy malet më të larta rrëz të cilëve shtrihet janë Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m.
Qyteti gjendet rreth 34 kilometra larg detit Adriatik në perëndim. Nga jugu dhe perëndimi rrethohet nga kodra relativisht të ulta, kurse nga ana veriperëndimore Tirana shtrihet mbi një zonë të rrafshët.
Në periferinë veriore kalon lumi i Tiranës. Disa kilometra më tutje nga ana jugore rrjedh lumi i Erzenit. Sipërfaqja e qytetit të Tiranës është rreth 31 km², ndërsa sipërfaqja e gjithë rrethit është 1288 km² dhe përfshin katër qendra: Tiranën, Vorën, Krrabën dhe Kamzën si dhe 150 fshatra.
Qendrën e Tiranës e përshkon përroi i Lanës i cili në grykëderdhje bashkohet me lumin Ishëm. Në Tiranë mbizotëron një klimë subtropikale-mesdhetare me rreshje dimërore dhe me temperatura mesatare vjetore në korrik + 24° Celsius dhe në janar +7° Celsius.
Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.
Ekonomia
Tirana është qendra më e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur janë industria e lehtë dhe ushqimore si dhe industria ndërtimore, por edhe industria e ndërtimit të makinerive apo ajo e tekstileve dhe e përpunimit të qelqit. Si në të gjithë vendin ashtu edhe kryeqyteti i Shqipërisë ndodhet në një periudhë tranzicioni. Pas rrëzimit të diktaturës komuniste shumë vepra të dikurshme industriale kanë dalë pjesërisht jashtë përdorimit dhe nuk funksionojnë rregullisht. Por ndërkohë po merren masa të shpejta për rimëkëmbjen dhe vënjen sa më të shpejtë në punë të veprave ekzistuese dhe të reja. Shumica e popullsisë janë sot të punësuar në sektorin e tregëtisë dhe atë të ndërtimit, në sektorin e shërbimeve publike, atë turistik dhe si punonjës të shtetit.
Transporti
Transporti rrugor
Tirana ndodhet rreth 40 km larg portit më të rëndësishëm të vendit, që ndodhet në Durrës. Qysh prej vitit 2000 dy qytetet lidhen me autostradë. Nga Tirana udhëtojnë përditë autobuzë për në qytetet më të rëndësishme të vendit. Tirana ndodhet rreth 40 km larg portit më të rëndësishëm të vendit, që ndodhet në Durrës. Qysh prej vitit 2000 dy qytetet lidhen me autostradë. Nga Tirana udhëtojnë përditë autobuzë për në qytetet më të rëndësishme të vendit. Autobusë të rinj, sipas të gjitha standarteve europiane dhe me të gjitha kushtet e një shërbimi cilësor urban. Ashtu siç është premtuar, Bashkia e Tiranës fillon ndërhyrjen në mjetet e transportit publik si pjesë e paketës së masave të përmirësimit të shërbimit, hartuar në kuadër të strategjisë së transportit, në të cilën u konsiderua parësore përmirësimi i kushteve të komoditetit dhe të lëvizjes në shërbimin e Transportit Publik. E konsideruar si një revolucion i madh në standartet e transportit të Tiranës, ky rinovim do të shtrihet në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, me vënien në funksionim të autobusëve të niveleve më të larta bashkëkohore.
Transporti hekurudhor
Trena pasagjerësh të Hekurudhës së Shqipërisë udhëtojnë gjithashtu rregullisht për në qytetet e Durrësit dhe me tej për në Vlorë si dhe për në Pogradec dhe për në Shkodër.
Transporti ajror
Në Rinas gjendet Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza", i cili është rreth 25 km larg nga Tirana. Linjat ajrore lidhin Tiranën direkt me metropolat e Evropës Perendimore, Evropën Lindore dhe prej andej me mbarë botën. Qarkullimi rrugor vitet e fundit ka pasur nje rritje të jashtëzakonshme. Autobuzët, makina të shumta private dhe automjete të rënda transporti qarkullojnë në mbarë vendin. Perveç kësaj është planifikuar dhe ndërtimi i një linje hekurudhore, mbi të cilën do të qarkullojë treni ekspres nga Tirana për në aeroport dhe anasjelltas.

    Sugjerime per kete faqe...


Eja e krijo nje website me webhosting profesional
Komente nepermjet Facebook
Ndersa nepermjet Disqus, View Comments

3 commenti »

  • Anonimo said:  

    e bukura TIRONA jone

  • Anonimo said:  

    tirana eshte vertet e bukur por jo ajo qe pame se aty pame vetem fytyra te politikaneve qe bejne allishverishe me tregetar te huaj dhe commenti eshte shkruajtur ne greqisht ne jemi shqipetare jo grek [tirona e tironseve jo e grekerve ]

  • Anonimo said:  

    nuk eshte kushedi se tere maloket kane vajtur atje po eshte per ata qe jane ne shqiperi per ne jashte sduket ndonje gje vetem vendi i genjishtarve politikanve te poshter

  • Leshoni komentin tuaj!

    Site Meter