,

LEZHA dhe Shqiperia


Parashikimi i motit në Lezhë në këto momente, dhe parashikimi për 5 ditët në vijimKliko ketu per parashikimin e motit ne Shqiperi.
Lezha ne 16.600 banorë, është qyteti i 18-të në Shqipëri për nga numri i popullsisë.
Historia
Emri i Lezhës
Qyteti antik i Lezhës cilësohet me emrin Lissitan. Jane bërë disa zbërthime etimologjike deri më sot nga dijetarë të ndryshëm. Është përngjasuar emri Lezhë, apo Liss me fjalën shqipe Lis çka përbën një etimologji popullore. Ka të tjerë që emrin Lezhë e lidhin me emrin e italiazinuar Alesio, ngaqë përmendet në dokumentet mesjetare shumë shpesh, me kuptimin Aleks, Aleksandër. Ky emër lidhet edhe me emrin e Llesh apo Lekë Dukagjinit, si derivate të emrit më të plotë Aleksandër. Këto shpjegime etimologjike janë gjithashtu në rrafshin e etimologjisë popullore, dhe duhet thënë, se emri topik Lissitam çka parakupton rrënjën Liss, është një emër i mirfilltë ilir, kuptimi i të cilit, për arsye të një lartësie tepër të skajshme mund të themi se nuk ka mbetur i zbërthyer shkencërisht kënaqshëm deri më sot.
Themelimi i Lezhes
Themelimi i qytetit te Lezhes eshte nje ceshtje e hapur shkencore, por teza e autoktonise ilire te qytetit te Lezhes, qe paralelizohet ne te njejten hapesire kohore edhe me qytete te tjera ilire te medha eshte me bindese dhe me e sakte. Lezha, si qytet me hershmerine e saj, perfaqesonte nje qerthull te nje fisi ilir prej te cilit trashegonte emrin e tij Lissitan. Ky emer dokumentohet nepermjet monedhave te prera nga qyteti. Me vone, Lezha, do te jete kryeqendra e krahines se banuar nga pirustet, qe sipas Strabonit benin pjese edhe ne fiset ilire panone, qe paten prijes Baton, gje qe terthorazi jepet edhe nga dokumente te tjera. Pirustet dhe desidiatet dalmate, ne gjysmen e dyte te shek.I, jane quajtur nga dijetari romak Paterkuli si te pathyeshem, jo vetem ne saj te pozites se vendeve dhe maleve, por dhe te natyres se tyre te eger dhe te zotesise se tyre te cuditeshme luftarake. Dijetari Tit Livi dimensionon zonen-ushtri te fisit ilir te pirusteve, konkretisht ndermjet taulanteve, desaredeve, banoreve te Rizonit, Ulqinit dhe Shkodres. Ne kohen e mbretit ilir Gent, fisi ilir i pirustëve perbente nje nga forcat kryesore te tij luftarake kunder romakëve. Edhe pas pushtimit romak te Ilirise, pirustet zhvilluan rezistence te ashper dhe per te shuar kryengritjet e pirusteve vjen vete ne Iliri, Jul Cezari. E tere historia e mesiperme, tregon jo vetem levizjet e medha nga Lindja (maqedonasit) dhe nga Perendimi (romaket), por edhe vete strukturen e organizuar te ilireve, lufterat e tyre per liri dhe mosnenshtrim dhe caktimin e Lezhes si nje qytet emblematik, emri i te cilit referohet ne traktate apo ne kronika te rendesishme te ngjarjeve me karakter nderballkanik por edhe mesdhetaro-adriatikas.
Zhvillimi urbanistik i Lezhes
Qyteti antik i Lezhes eshte i vendosur ne nje terren te dyfishte: kodrinor dhe fushor dhe muret rrethuese perfshijne nje siperfaqe prej 20 ha. Urbanistika e qytetit te fortifikuar ka kater zona kryesore: 1.Zona e pjeses se siperme. E vendosur ne maje te kodres, 2. Zona e pjeses se mesme eshte e shtrire ne shpatet kodrimore 3. Zona e pjeses se poshtme eshte poshte kodres 4. Zona breglumore eshte me shtrat te lumit Drin dhe murit perendimor te qytetit. Sipas studjuesit Koco Zhegu, sejcila nga keto zona, ka patur nje funksion te vecante dhe njekohesisht te nderlidhur. Keshtu, ka ekzistuar nga zona e I deri tek e IV, ku duke respektuar dhe pozicionin natyror te mbrojtur, dhe shtrirjet urbane kane qene vendosur institucionet shteterore, territori i banuar ne menyre te dendur, qendra zejtaro-tregtare dhe me poshte porti lumor, qe nderlidhte Lezhen me tere rruget detare te Adriatikut. Pjese perberese e Lezhes ishte Akrolisi, qe ishte ne piken kulmore dhe me te vecante te sistemit mbrojtes te qytetit. Planimetria urbanistike e Lezhes eshte e vecante dhe e paperseritur ne asnje nga qytetet ilire te njohura deri me sot. Mund te thuhet se moduli urbanistik i Lezhes antike nuk eshte bere sipas shembullit te qyteteve bashkokohore ne Greqi, Maqedoni dhe Epir, por nuk mund te karakterizohet tipologjikisht si qytet me akropol. Urbanistika e periudhes ilire trashegon deri me sot, planimetrine e mureve rrethuese, kullat mbrojtese, te gjitha hyrjet dhe nje pjese te rruges kryesore te pjeses se poshtme te ketij qyteti. Ne planimetrine e Lezhes ilire, percaktohen qarte 11 porta te medha dhe te vogla, qe lejonin te hyje ne qytet ne te gjitha drejtimet. Nga keto, dy jane ne pjesen e siperme, 6 ne te mesmen dhe 3 ne qytetin e poshtem. Ne qytetin e siperm, porta kryesore ka qene e vendosur ne anen lindore per te komunikuar me Akrolisin, porta e dyte qe ne anen Veriore, qe e lidhte qytetin me zonen fushore me krahinen veriore. Porta me e madhe ka nje hapesire drite prej 4,20 m dhe ne zgjidhje planimetrike eshte krejt e vecante ne krahasim me te tjerat. Nje tjeter porte e vecante e qytetit quhet porta e burimit, sepse kishte lidhje me nje burim uji ne afersi te saj. Ne qytetin e mesem porta kryesore quhet ajo e Gaviavit. Si element karakteristik te portave te qytetit jane permasat e tyre madheshtore, gje qe nuk vihet re ne qytete te tjera ilire. Zgjidhjet e tyre arkitektonike jane pershtatur me terrenin, pjerresine dhe funksionet perkatese. Brenda qytetit te Lezhes, ruhet dhe rrjeti i rrugeve te degezuara dhe te kryqezuara ne brendesi. Nga te jashtmet, qe hyjne ne qytet jane tri, ajo qe vinte nga Jugu, nje tjeter nga Veriu dhe e treta nga Verilindja.
Skema e mureve mbrojtese te Lezhes perfshin nje gjatesi pej 2600 m. Jo me kot, Polibi ka fiksuar pershtypjen shume te madhe, qe i ben keto mure mbretit Filipit V te Maqedonise. Pjesa e sipërme e quajtur Akrolis është pjesa më speciale e fortifikimit. Trajtimi stilistik i mureve permban dy stile ndertimi, qe i perkasin nje faze te vetme kohore, qe lidhen me vecorite stilistike dhe morfologjike te mureve epirote-ilire. Nga nje llogaritje e perafert del se jane afro 100 mije metro kub gure dhe mbi 80 mije cope blloqe. Kjo kryeveper inxhinierike ndertimore eshte e pashembullt ne territorin shqiptar.
Gjeografia
Aty ku Lumi Drin i jepte fund rrugëtimit të vet nëpër Shqipëri dhe bashkohej me Detin Adriatik për të krijuar Gjirin e Drinit; aty ku takohen zgjatimet e fushave pjellore të Zadrimës, të Torovicës (dikur kënetë) dhe të Bregut të Matës (krijuar nga prurjet e lumenjve Drin dhe Mat); aty në majen e një kodre në formë piramide (Mali i Shelbumit) dhe rrotull një kodre tjetër edhe më të vogël, në majen e së cilës sot dallohen bedenat e Kalasë Mesjetare, qarkuar nga V-L prej një kreshte malore (pika më e lartë, Vela-1171 m), dëshmohet në vijëmësi një ndër vendbanimet me të hershme mesdhetare: Lezha.

    Sugjerime per kete faqe...


Eja e krijo nje website me webhosting profesional
Komente nepermjet Facebook
Ndersa nepermjet Disqus, View Comments

0 commenti »

Leshoni komentin tuaj!

Site Meter