Zgjedhjet barazim, qeveria e re do kohë të formatohet
TIRANË- Ambasadori i ShBA-së në Tiranë, Xhon Uidhers ka dhënë një intervistë për zgjedhjet në Shqipëri, ku ka nënvizaur se PD dhe PS dolën 50 me 50 për qind në këto zgjedhje. Sipas tij, koalicioni qeveritës do të dojë kohë të formatohet. "Kushdo qoftë ai ka një përgjegjësi shumë të madhe, pasi elektorati nuk e votoi maksimalisht, por përgjysëm", vlerësoi Uidhers. Po kështu ai ka folur edhe për ditën e votimit apo ditët e numërimit të votave. Në radhë të parë, Uidhers i kërkon KQZ-së të jetë profesionale dhe jo partiake pasi ka një mision të madh në dorë. Nuk do thoja qe standartet nderkombetare jane me te larta per Shqiperine. Standartet nderkombetare jane te larta per kedo. Nuk percaktohen standarte te posacme per Shqiperine apo SHBA. Per shembull, ne vitin 2000, pati kritika per votimet tona ne Florida. Mendoj se mesimi kyc per Shqiperine eshte qe, perparimi qe permenda, duhet vazhduar dhe duhet ndertuar mbi te. Nese keto zgjedhje nuk arriten standartet nderkombetare, eshte shume e nevojshme per udheheqjen politike, qeverine, partite e opozites, dhe kedo te perfshire, qe te bejne perpjekje edhe me te medha heren tjeter, per te permbushur keto standarte shume shume te larta. Mendoj se shqiptaret kuptuan qe standartet vertet jane shume te larta. Nxorren edhe qe me pune me te madhe, perkushtim me te madh, Shqiperia mund ti permbushe standartet si kushdo tjeter. Zëri i Amerikës: Pati ne te vertete vleresime te ndryshme nga partite politike. Patem kryeministrin i cili u shfaq i kenaqur dhe nga ana tjeter opoziten e cila po flet per standarte te cenuara. Kemi dhe nje faze te dyte te procesit te shoqeruar me tensione, vonesa, bllokime kutishe, transferime kutishe. Kjo pjese e dyte e cenon ate panorame te mire te dites se votimit? Per sa i perket fazes tjeter, jemi ne fazen tjeter, shume te rendesishme, per sa i perket procesit, ndoshta e fundit, pra numerimi i fundit, certifikimi i rezultateve. Eshte shume e rendesishme qe komisioneret, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, te punojne si profesioniste, si njerez te cileve u eshte besuar nje pergjegjesi me e larte, jo per besnikerine ndaj partive se ciles mund ti perkasin, por qe procesi te zhvillohet me standartet me te larta, qete, dhe profesionalisht. Eshte shume e rendesishme te ndodhe kjo, qe njerezit te besojne rezultatet qe do dalin nga komisioni. I kam kerkuar shqiptareve, partive shqiptare, dhe udheheqesve, qe te jene shume te duruar, te lene procesin te vazhdoje ashtu si supozohet te vazhdoje, sic eshte pershkruar ne ligje, ne kodin zgjedhor. Ti jepet mundesia qe procesi te perfundoje ne menyre te mire rregulluar dhe jo te paraprihen rezultatet, apo te arrihen konkluzione perpara se te certifikohen. Eshte shume e rendesishme. Ndaj i bej thirrje te gjitha paleve dhe atyre qe jane perfshire te jene shume te duruar.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, nese do te benim nje vështrim kronologjik. Kemi diten e zgjedhjeve e cila praktikisht krijoi pershtypjen e brendshme se gjithcka po shkonte mire. Por raporti i vezhguesve pati dhe mjaft kritika dhe nuk u permend fakti se Shqiperia arriti apo mundi te arrinte standartete nderkombetare. Kjo erdhi sepse nga komuniteti nderkombetar kishte nje pritshmeri me te madhe ndaj Shqiperise? Ju vete keni thene se nga Shqiperia pritej me shuma si nje vend anetar i NATO-s.
Uidhers: Mendoj se kishte shume gjera te mira per te thene per zgjedhjet kete here. Ishte kenaqesi, per shembull qe procesi u zhvillua ne nje menyre qe dukej e mirerregulluar. Une vete vizitova disa qendra votimi dhe pashe qe pothuaj ne te gjitha rastet gjerat shkonin mire. Do komentoja edhe qe nuk pati ankime serioze mbi veprimtarine e policse diten e zgjedhjeve. Mendoj qe sistemi i numerimit paralel, apo shume prej protokolleve te miratuara per te vezhguar dhe per te siguruar ndershmerine e zgjedhjeve ishin te gjitha shume te mira. Gjithcka ishte nje hap perpara.
Uidhers: Mendoj se shqetesimi kryesor per te gjithe, ne te vertete permblidhet ne nje pike baze. Ka probleme teknike, por shumica e problemeve reale buruan nga nje mjedis shume i politizuar, gjate pergatitjeve, dhe pastaj nje pjese të zhvillimit te zgjedhjeve. Per te qene shume i drejtperdrejte, te dy palet, ne raste te ndryshme, dukeshin te kishin qellimin e fushates kunder njeri tjetrit, saqe dukej se anashkalonin faktin se arritja e gjithanshme e zgjedhjeve te shkelqyera ishte ne interesin e madhe te Shqiperise