"Top Gear" prova e rrallës në Shqipëri
Episodi i tretë i sezonit të 16, mendohet të jetë parë nga 350 milionë shikues anë e mbanë botës.
Treshja e mirënjohur e emisionit Top Gear, Jeremy Clarkson, Richard Hammond, dhe James May, do të testojë se cila makinë është më e duhura për një bos të mafies Shqiptare. Makinat në fjalë janë Rolls Royce Ghost (Fantazma), Mercedes-Benz S65, dhe Bentley Mulsanne. Por Bentley vendosi në ditët e fundit mos të marrë pjesë në program, dhe në këmbim rregjizorët i japin Jeremy Clarkson një Yugo (Zastava) me targë kosovare.
Shiko të gjithë Episodin e 16-të, origjnal ne gjuhen angleze si në videon e mëposhtme.
Shiko "pjesen e dyte" të episodit të 16-të, me titra ne shqip si në videon e mëposhtme.
Treshja bën testime të ndryshme me makinat, si për shembull cila makinë mund të mbajë në bagazh një njeriu që ka probleme me mafien.
Sigurisht, disa që nuk ju pëlqen e vërteta, dhe që nuk kanë sens humori do të ndjehen se Top Gear "foli keq" për shqiptarët, pasi treshja thotë se disa makina të huaja në Shqipëri janë të vjedhura. Ndërsa shumë shqiptarë do ta shikojnë emisionin si një reklamë e bukur, si një reklamë me humor "anglez", si një mundësi e mirë për Shqipërinë dhe Shqiptarët për t'i treguar botës bukurinë e Shqipërisë.
Emisioni mbaron me një skenë fantastike ku treshja bën gara me disa policë shqiptarë, të cilët nga aftësia i ngjajnë Stig-ut.
Por reagime vijne nga media te ndryshme shqiptare dhe britanikem si per shembull agjencia e lajmeve Balkanweb, ka nje titull duke cituar gazeten britanike The Guardian;
"Shqipëria, cerdhja e hajdutëve të makinave"
Ne artikull shkruhet se drejtuesit e misionit të njohur Britanik Top Gear, u hodhën serish në sulm, por kësaj here jo duke leshuar fjalë fyese për Meksiken, por për Shqipërinë. Në emisionin e një dite më parë, Jeremy Clarkson, dhe bashkeprezantuesit e tjere u shprehen ne forme shakaje se Shqipëria eshte cerdhja e hajdutëve te makinave. Sipas gazetes britanike “The Guardian”, ekipi i Top Gear nuk do ta zbuste gjuhen për kombet e ndryshme pas ndjeses publike që i ofroi BBC ambasadorit të Meksikës një javë më pare kur Top Gear e quajti këtë komb të Amerikes Latine si dembel dhe të pavlerë. Duke qene se epiosodi i rradhes u xhirua ne Shqiperi, drejtuesit e emisionit gjeten rastin per te bere humor duke u shprehur se Shqiperia eshte çerdhja e hajduteve te makinave. Gjate udhetimit në jug të vendit, drejtuesit e emisionit përballen me rruget e keqija, me cudi që vetëm në Shqipëri mund t’i gjesh dhe me faktin se vendi eshte i mbushur me makina te tipit mercedez. Shakaja shkon edhe më tej kur drejtuesit e emisionit pyesnin publikun cfarë domethënë në shqip, fjala makinë në anglisht (Car). “Fatmiresisht për BBC, duket se diplomatët shqiptarë i marrin keto lloj deklaratash më me gjakftohtesi sesa homologet e tyre Meksikane”, shkruan The Guardian.
Top Channel e pershkruan keshtu: “Top-Gear”, ironi me Shqipërinë
Ndersa ne videon e meposhtme mund te shikoni (per 5 minuta) pjesen e fundit te programit, qe perket me ate te ndjekes nga policia te "mafjozeve" te trilluar sipas nje trame televizive, marre nga video zyrtare e kanalit BBC TWO.
Ne rast se keni te dhena mbi media te tjera shqiptare se si e pershkruajne ato kete progam, Shqiperia.TV ju fton te jepni komentin tuaj mbi kete program dhe prezantimin e Shqipërisë ne të.