Fotokopja e fletes se votimit ne zgjedhjet e 8 majit, per kryetar bashkie ne Tirane
Më datë 6 prill 2011, afro një muaj nga data e zgjedhjeve te 8 majit për "zgjedhjet lokale 2011". Gazeta Shekullli ka arritur të siguroi dhe publikoi njërën fotokopje të të dyja fleteve të votimit për kryetar bashkie në Tiranë (e shikoni si me poshtë). Fleta për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë do të jetë më e vogël dhe në të do të ndodhen vetem tre emra: Edi Rama, Hysni Milloshi dhe Lulzim Basha.
Kandidati i koalicionit të majtë "Aleanca për të Ardhmen" i kryesuar nga Edi Rama do të jetë i pari në fletën e votimit. Në krahun e majtë të fletës janë shënuar kandidatët ndërsa poshtë tyre forcat politike, të cilat janë anëtare të koalicionit. Poshtë emrit të liderit të opozitës janë shënuar 23 siglat e partive që bëjnë pjesë në koalicionin e majtë. Kandidati demokrat Lulëzim Basha është i treti në fletën e votimit.
Fleta e votimit për kandidatët do të jetë e formatit A4 ndërsa ajo për kandidatët për këshillin do të jete më e madhe e formatit A3. Për këshillin e Tiranës janë regjistruar 36 subjekte zgjedhore. Partia Socialiste do të ketë përsëri të njëjtin numër si në zgjedhjet e përgjithshme të 2009, pikërisht numrin 33.
Koalicioni i majtë është vendosur në bllokun e dytë të partive politike të regjistruara. Për shkak të shtimit të partive me të cilat është në koalicion Partia Demokratike do të ketë numrin 13. Lista e partive politike për Këshillin për Tiranën fillon me Aleancën Demokratike dhe mbyllet me Partinë Komuniste e Shqipërisë e cila do të ketë numrin 36.
Me poshte, perqindja e prejardhjes se votuesve nga:
Shqiperia.TV hap një sondazh ku çdo vizitor, mund të votojë vetëm një herë gjatë një kohe një mujore mbi kandidatin e preferuar për kryetar bashkie në Tiranë, ju ftojmë të merrni pjesë në të apo dhe të komentoni nëpërmjet profilit tuaj në Facebook, apo me komentim normal tonin.