Shqiperia perla turistike, dhjete here per t'u vizituar me noten 10!

Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza por ne po kerkojme t'ju japim 10 motive per ta vizituar sepse ajo është e aftë për te mahnitur edhe turistin me skeptik duke filluar nga i huaji më i largët deri tek bashkombasit apo vendlindasi i saj.
E gjendur mes maleve dhe detit, Shqiperia është nje vend ku mund te ngelesh pa mend nga kultura e saje e lashtë dhe nga panoramat e saj natyrore, nga me te virgjerat e gjithe Europes.
1. Për të apasionuarit pas turizmit malor Shqipëria e largët dhe po aq e afërt, me vetem 70 km larg qyteti i Shkodrës, në zemër të alpeve shqiptare ndodhet Thethi. Ai shquhet për kontrastet e relievit alpin, ujëvarave, bimësisë së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave. Shtëpitë karasteristike të zonës, gatimet tradicionale por edhe shumë aktivitete argëtuese i bëjnë pushimet tuaja të paharrueshme dhe mbresëlënëse.

 Foto nga: Thethi-Guide

2. Në veri të vendit nuk duhet lënë pa vizituar Lugina e Valbonës në Tropojë. Në bujtinat e Valbonës ndërtesa kryesisht dykatëshe (kullat) të stilit tradicional me çati të pjerrëta e në të rrallë edhe me tjegulla, vizitorët gjejnë ushqim tradicional, shtrojë e mbulojë, si dhe zjarr për t’u ngrohur. Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete. Lundrimi me traget mbi lumin Drin nëpër linqet Fierzë-Koman paraqet një vozitje magjepse dhe terheqese të vërtetë turistike për këdo që viziton Tropojën.
Foto nga: Blackcharliepho


3. Në juglindje të Shqipërisë gjendet Voskopoja e lashtë e cila është një prej fshatrave ku kultura, tradita dhe peizazhi unifikohen në nje mënyrë harmonike për t’i dhënë asaj vlera turistike të përhershme. Në Voskopoje ndodhen 24 kisha me vlera të mëdhaja historike, të cilat te cilat duhen programuar për viziten tuaj.
 Foto nga: Troels Roland


Shqipëria eshte nje gershtim magjepses midis klimes malore dhe lumenjeve me liqenje te shumte. 
4. Ne po ju citojme liqenin e Ohrit, duke e vizituar nga Podradeci, do t'ju mahnise dhe nuk do t'ju zhgenjeji as nga guzhina tradicila dhe mikpritja qytetare ne qytetin e Pogradecit apo ne Drilon edhe Tushemishtit.
 Foto nga: Dadissad


Por Shqipëria fantastike kompletohet edhe me pjesën e bregdetit.
4. Mjafton të afrohesh në qytetin e Sarandës për të zbuluar pjesë mahnitëse të Detit Jon, aq sa mund të mos pendohesh që s’je në detin e Karaibeve, dhe kjo ndjesi te afrohet ne plazhet zinxhir nga Saranda ne Ksamil.
 Foto nga: Untravelled Paths


5. Plazhi Palas i Vlorës, për shembull, meriton sigurisht një qëndrim të gjatë. I shtrirë në bregun e shkëlqyer që përfshin Qafën e Llogarasë dhe Sarandën, ai karakterizohet nga shtëpiza të bardha dhe fshatra të vogla, të cilat shtrihen në një zonë të artë të rrethuar nga natyra e bukur.
 Foto nga: Ermir Qeli

6. Ndër vendet më joshëse është gjiri i Kakomes, një nga zonat më të bukura detare të bregut ballkanik.
 Foto nga: RolexAL


7. Në bregdetin jonian ndër më të frekuentuarit është plazhi i Dhërmiut. Qetësi, bregdet të pastër, por edhe gjelbërimi në disa pjesë të tij i bëjnë të veçanta pushimet në të.
 Foto nga: Ylbert


Kur zbret në plazhin e Dhërmiut nuk mund t’i rezistosh një rikthimi të dytë. Plazhi i copëtuar në gjatësinë e tij rezervon gjire të pafund e zona të pashkelura kurrë.
8. Jala (Jal - Jali) është një tjetër perlë që mbush mozaikun e plazheve të detit Jon.
 Foto nga: RolexAL


9. Por ata që plazhin e duan me rërë Deti Adriatik ofron mundësi pa fund. Ndër më të veçantit është plazhi i Tales në Lezhë, zonë kjo e konsideruar e virgjër e gati-gati e panjohur për shumë kënd.
 Foto nga: Eduard Picaku

Kombinimi pamjeve mahnitëse në mal dhe bregdeti i mrekullueshëm janë vetëm disa nga bukuritë që natyra i ka dhuruar Shqipërisë. Sigurisht qe kemi lene edhe shume vende te tjera pa permendeur por keto jane 10 motivet qe nuk do t'ju zhgenjejne kurre dhe n.q.s. ju mendoni qe Shqiperia meriton me shume se nje note 10, atehre shto nje tjeter perle ne komentet e meposhtme...

    Sugjerime per kete faqe...


Eja e krijo nje website me webhosting profesional
Komente nepermjet Facebook
Ndersa nepermjet Disqus, View Comments

0 commenti »

Leshoni komentin tuaj!

Site Meter