100 Vjetori i Pavarsise

Web TV Shqiptar "Shqiperia.TV" Uron te gjithe shqiptaret kudo ne trojet shekullore dhe kudo qe ndodhen ne mbare boten, Gezuar 100 Vjetorin e Pavarisese dhe te shpreses per bashkim kombetar!

1.
2.
3.
4.
5.

Edhe Google kthen faqen per here te pare per Shqiperine me logon "Kuq e Zi" por vetem per Shqiperine.


Kurrë shqiptarët nuk kanë qenë më të bashkuar, e as pavarësia nuk është festuar sikur këtë vit në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Nëse ky ka qenë qëllimi, atëherë ai është realizuar. Por, përvjetori i njëqindtë duhet t’ua kujtojë politikanëve se tri kryeqytetet shqiptare vazhdojnë të jenë më të prapambeturat në kontinentin europian.

Më 28 nëntor bëhen 100 vjet të shtetit të pavarur shqiptar. Por periudha në mes u përcoll me shumë ngjarje të rëndësishme historike për shqiptarët, jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë së sotme, por edhe ata të të gjitha trevave tjera shqiptare – të cilat më 28 nëntor 1912 padrejtësisht mbetën jashtë pjesës së shtetit që u pavarësua. Për nder të 100-vjetorit të parë të pavarësisë së Shqipërisë, Express sjellë një kronologji të shkurtër të ngjarjeve mbarëkombëtare që e shënuan atë.
1912
28 nëntor – Shpallet Pavarësia e Shqipërisë në Vlorë.
29 nëntor - Trupat serbe pushtojnë Elbasanin dhe Durrësin.
20 dhjetor - Ushtritë greke pushtojnë Korçën.
1913
22 prill - Esat Toptani ia dorëzon Shkodrën Malit të Zi.
8 maj – Nënshkruhet marrëveshja e fshehtë midis Austro-Hungarisë dhe Italisë, që parashikonte mundësinë e pushtimit të Shqipërisë, duke e ndarë atë në dysh.
1914
1 qershor - Përfundohet marrëveshja serbo-greke për ndarjen e Shqipërisë në dy zona ndikimi.
27 tetor - Qeveria greke shpall zyrtarisht pushtimin e Shqipërisë së Jugut.
30 tetor - Italia pushton Sazanin.
25 dhjetor - Italia pushton Vlorën.
1915
2 qershor - Ushtria serbe fillon agresionin në Shqipërinë e Mesme.
27 qershor - Ushtria malazeze pushton Shkodrën.
1916
janar - Ushtria austro-hungareze hyn në Shqipërinë e Veriut.
shtator-tetor - Ushtria italiane pushton Gjirokastrën, Sarandën dhe Përmetin.
tetor - Ushtria franceze pushton Korçën.
1917
23 janar - Pushtuesit austro-hungarezë shpallin autonominë e Shqipërisë nën protektoratin e tyre.
qershor - Pushtuesit italianë shpallin pavarësinë e vendit, nën mbrojtjen italiane.
1918
dhjetor - Kosova pushtohet nga serbët.
1919 – 1920
9 dhjetor - Memorandumi i SHBA, Anglisë dhe Francës që cenon tërësinë tokësore të Shqipërisë.
Konferenca e Paqes në Paris, cakton përfundimisht që territori i Kosovës do të mbetet nën sundimin e Mbretërisë Serbo–Kroate–Malazeze. Qeveria Jugosllave bën planin për kolonizimin e Kosovës, për të realizuar këtë plan në tokat shqiptare vendosen mbi 70.000 kolonë malazezë dhe serbë.
korrik - Fillojnë luftimet kundër ndërhyrjes së armatosur jugosllave në Koplik.
shtator - Ndërhyrja e armatosur e ushtrisë jugosllave në Shqipërinë e Mesme.
1924
10 dhjetor - Repartet jugosllave fillojnë sulmet kundër tokës shqiptare.
24 dhjetor - Trupat e Ahmet Zogut hyjnë në Tiranë.
1925
21 janar – Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republike Parlamentare dhe Ahmet Zogu u zgjodh President i Shqipërisë.
25 korrik - Ahmet Zogu i jep Qeverisë së Beogradit Manastirin e Shën Naumit dhe një pjesë të Vërmoshit.
1926
shtator - Marrëveshja italiano-angleze në Livorno për lënien e Shqipërisë në duar të Italisë fashiste.
1928
1 shtator – Shqipëria u shpall Mbretëri Demokratike Parlamentare dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqipërisë, duke marrë titullin mbretëror "Zogu I".
1933
Qeveria Jugosllave fillon negociatat me Qeverinë Turke për shpërnguljen masive të myslimanëve shqiptarë në Turqi.
1937
Vaso Cubrillovic i paraqet qeverisë serbe Memorandumin për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova.
1939
janar - Bisedimet italiano-jugosllave përgatisin terrenin për pushtimin e Shqipërisë.
7prill - Fillon sulmi i forcave fashiste italiane ndaj Shqipërisë.
shtator - Fillon Lufta e Dytë Botërore.
1941
21 prill – Kosova bashkohet me Shqipërinë nën kontrollin e Italisë, ndërkohë që Trepça mbetet nën kontrollin e Gjermanisë.
8 nëntor - Në Tiranë, në prani edhe të 20 pjesëmarrësve nga Kosova, Enver Hoxha zgjidhet sekretar i përkohshëm i KQ të PK’së, pjesë e së cilës ishin 7 anëtar - ndër ta edhe Ramadan Çitaku nga Kosova.
1943
Formohet Lidhja e Dytë e Prizrenit, me qëllim të mbrojtjes së Kosovës nga serbët.
1943-1944
31 dhjetor 1943 – 2 janar 1944 – Në fshatin Bujan, në territorin e çliruar të Malësisë së Gjakovës, mbahet Konferenca Themeluese e Këshillit NÇ për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit. Në organizimin e saj ndihmuan PKSH e Tropojës, komanda, dhe organizata partiake e batalionit “Perlat Rexhepi’’, nga Shkodra.
1944
24 maj - Në Përmet nis Kongresi i Parë Antifashist NÇ, që themeloi shtetin e ri shqiptar. Vendoset të mos njihet asnjë qeveri brenda ose jashtë Shqipërisë; Ahmet Zogut t’i ndalohet kthimi në Shqipëri; të rishikohen dhe prishen të gjitha marrëveshjet politike dhe ekonomike të regjimit të Zogut me shtetet e huaja; etj.
shtator - Brigada e V’të dhe III’të sulmuese e UNÇSH kalojnë në Kosovë për të ndihmuar në çlirimin e saj nga pushtuesi gjerman.
tetor - Në përpjekjet greke për krijimin e një rajoni me kufij të pastër etnikisht, gjatë vjeshtës së vitit 1944 dhe fillimit të vitit 1945, forcat guerile greke, të komanduara nga gjenerali Napoleon Zervas, nga Greqia veriore dëbuan dhunshëm shumë shqiptarë myslimanë (çamë). Varësisht nga burimet historike, del se nga Greqia drejt Shqipërisë e Turqisë u dëbuan të paktën 35,000 çamë, po edhe kryen shumë masakra ndaj tyre.
29 nëntor – Shpallet çlirimi i Shkodrës dhe i gjithë Shqipërisë.
dhjetor - Me vendim të KQ të PKSH, dhe me urdhër të Enver Hoxhës, Divizionet V dhe VI të UNÇSH, vazhdojnë që, bashkë ma njësitet jugosllave, të luftojnë me trupat naziste në Jugosllavi.
1945
8 shkurt 1945 – Kosova okupohet nga forcat jugosllave
1 prill – Masakra e Tivarit në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës rrugës për në Tivar (në Mal të Zi) vriten të rekrutuarit shqiptarë nga Kosova. Varësisht nga burimet, numri i të vrarëve sillet mes 1700-4300 persona.
1946
Enver Hoxha vjen në Jugosllavi te mareshali jugosllav, Josip Broz Tito, për të kërkuar Kosovën dhe viset tjera shqiptare në Jugosllavi.
1947
16 korrik - Enver Hoxha shkon në Moskë, dhe nga Stalini kërkon shpëtimin e Shqipërisë nga Jugosllavia (respektivisht nga përfshirja e saj si republikë e shtatë jugosllave).
1948
Prishen marrëdhëniet Shqipëri-Jugosllavi.
1952 – 1958
Si rezultat i presioneve dhe keqtrajtimeve çnjerëzore të udhëhequra nga Ministri i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, Aleksandër Rankovic, nga Kosova drejt Turqisë shpërngulen afro 285,000 shqiptarë.
1959-1965
Në këtë periudhë Enver Hoxha prish marrëdhëniet me forcat ruse.
Në Kosovë, ndërkaq, vazhdon shpërngulja e dhunshme e shqiptarëve drejt Turqisë. Sipas burimeve historike, brenda periudhës 1959-1965 shpërngulen 179,871 shqiptarë.
1966
3 korrik - Fillon përndjekja e përgjegjësve “për krimet e gjenocidit të kryera në kurriz të popullsisë shqiptare të Kosovës e të Metohisë, të Malit të Zi e të Maqedonisë”, gjë që nënkuptonte burgosjen dhe ekzekutimin e të gjithë atyre që nuk mendonin njësoj si Enver Hoxha.
1968
Në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës fillojnë demonstratat për lejimin e përdorimit të flamurit kombëtar, dhe për autonominë e Kosovës brenda Jugosllavisë.
1969
Shqiptarët e Kosovës fitojnë të drejtën për përdorimin e Flamurit të tyre Kombëtar.
1970
28 shkurt - Në Prishtinë themelohet Universiteti i Kosovës.
1972,
21 nëntor – Në Tiranë mbahen punimet e Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
1974
Arrihet ndryshimi i Kushtetutës së Republikës Federative të Jugosllavisë, si rezultat i së cilës Kosova fiton Autonominë, respektivisht avancohet në Krahinë Autonome në kuadër të Jugosllavisë.
1981
Nënshkruhet marrëveshja për marrëdhënie kulturore dypalëshe, Shqipëri – Jugosllavi.
11 e 13 mars – Studentët e Universitetit të Kosovës nisin demonstratat për përmirësimin e kushteve në konvikte.
26 mars – Policia federale jugosllave intervenon brutalisht ndaj demonstruesve shqiptarë, që kërkonin “Kosovën Republikë”.
1 prill – Shpërthejnë demonstrata të fuqishme politike në Kosovë.
2 prill - Acarohet gjendja në Kosovë.
3 prill – Demonstrata të reja dhe të fuqishme në shumë qytete të Kosovës.
4 prill – Policia federative jugosllave përdorë dhunën e hapur (përfshirë armët e zjarrit) për shuarjen e demonstratave në Kosovë.
1986
qershor - Akademia e Shkencave e Serbisë voton Memorandumin, i cili brenda një periudhe të shkurtër shndërrohet në program fondamental të politikës diskriminuese të qeverisë serbe ndaj shqiptarëve, kroatëve, etj.
1987
Lideri i ri nacionalist serb, Slobodan Milosevic, viziton Kosovën.
1988
Organizohen demonstrata masive të shqiptarëve të Kosovës kundër politikës së Milosevicit.
1989
Fillon greva e urisë e 1300 minatorëve të Trepçës, të cilët protestojnë kundër politikës së Milosevicit për suprimimin e autonomisë dhe institucioneve të Kosovës.
28 mars – Parlamenti i Serbisë suprimon autonominë e Kosovës.
1989
Dhjetor – Krijohet Lidhja Demokratike e Kosovës, e para parti shqiptare që paraqitet si alternativë ndaj Partisë Komuniste në pushtet.
1990
2 korrik – Nën masa të rrepta të sigurisë, deputetët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës e miratojnë deklaratën kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës.
7 shtator – Shpallet Kushtetuta e Kaçanikut, Kushtetutë e Republikës së Kosovës, të cilën e aprovoi Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e mbajtur në Kaçanik.
1991
31 mars – Zhvillohen zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri.
1992
24 maj – Mbahen zgjedhjet e para në Kosovë, në të cilat Ibrahim Rugova zgjidhet President i Kosovës.
1997
gusht – UÇK’ja merr përsipër përgjegjësinë e sulmeve kundër forcave policore serbe dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
mars - Fillon ofensiva e forcave serbe në Drenicë, ku vriten rreth 30 civilë shqiptarë.
4 gusht - Kryhen masakra në Llaushë, Rahovec dhe në disa fshatra të Drenicës.
28 nëntor – Në Llaushë të Drenicës dalin për herë të parë publikisht ushtarët e UÇK’së, Daut Haradinaj, Mujë Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
1998
5 mars - Në Prekaz forcat serbe, të pajisura me transportues të blinduar dhe të mbështetura nga artileria, sulmojnë Lagjen e Jasharajve. Sulmet dhe granatimet zgjatën dy ditë. Si rezultat i sulmit u vra komandanti legjendar i UÇK’së, Adem Jashari, bashkë me 56 anëtarët e familjes së tij. Në mesin e të vrarëve ishin 13 gra dhe 10 fëmijë nën moshën 16-vjeçare.
1999
15 janar – Forcat serbe kryen masakrimin e 45 civilëve shqiptarë në Reçak, dhe, pak ditë pas saj, dëbuan Misionin Verifikues Ndërkombëtar (KVM) nga Kosova.
18 mars – Grupi i Kontaktit nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë me palën kosovare. Nënshkrimi i saj refuzohet nga pala serbe. Paralelisht, fillojnë shpërnguljet masive të civilëve shqiptarë nga Kosova në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.
24 mars - Aleanca e NATO’s fillon bombardimet 79-ditëshe kundër caqeve serbe.
12 qershor – Si rezultat i Marrëveshjes së Kumanovës (9 qershor 1999) forcat tokësore të NATO’s hyjnë në Kosovë, ndërkaq forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe detyrohen të largohen nga Kosova.
Kosova merret nën administrimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara -UNMIK.
2000
Janar – Del në skenë Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e cila konfrontohet me Armatën Serbe, duke kërkuar bashkim me Kosovën.
2001
shkurt -Në rrethinën e fshatit Tanushë (Mali i Zi i Shkupit) fillon konflikti i armatosur mes forcave të UÇK’së dhe forcave policore e ushtarake të shtetit të Maqedonisë. Shumë shpejt, konflikti përhapet edhe në fshatrat e Tetovës, në disa pjesë të qytetit të Tetovës, në rajonin e Likovës – në rrethinën e Kumanovës, dhe në disa fshatra të Shkupit (Haraçinë, Radushë dhe Luboten).
3 shtator - Liderët e katër partive nga koalicioni i gjerë qeveritar në Maqedoni, kryetari i shtetit maqedonas, Boris Trajkovski, dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit. Kjo marrëveshje i dha fund konfliktit në Maqedoni, dhe realizoi qëllimin e kamotshëm - që shqiptarët të kenë status të barabartë dhe të jenë popull konstituiv në vend.
17 nëntor – Mbahen zgjedhjet e para parlamentare në Kosovë (deri tani, në Kosovë janë mbajtur pesë palë zgjedhje lokale dhe parlamentare).
2006
20 shkurt – Pas organizimit ndërkombëtar të disa takimeve teknike mes Prishtinës dhe Beogradit, në Vjenë fillojnë bisedimet direkte për statusin final të Kosovës. Si rezultat i këtyre bisedimeve aprovohet Plani kryenegociatorit Martti Ahtisaari, i cili parasheh një pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës.
2008
17 shkurt - Meqë KS i OKB’së dështon të kalojë Planin Ahtisaari, të cilin Serbia nuk e pranoi fare, krerët institucionalë të Kosovës, në koordinim me SHBA’të dhe vendet aleate perëndimore, shpallin Pavarësinë e Kosovës.
2009
1 prill – Shqipëria bëhet anëtare e NATO’s.
Kryeministrat shqiptarë, që nga viti 1912:
Ismail Qemali (1912-1913); Myfit Libohova ( 1913-1914); Turhan Pasha Permeti (1914 dhe 1918-1920); Esat Pashë Toptani (1914); Abdullah Rushdi (1914-1918); Sulejman Bej Delvina (1920); Ilias Bej Vrioni (1920-1921, 1924, dhe 1925); Pandeli Evangjeli (1921 dhe 1930-1935); Hasan Bej Prishtina (1921); Omer Pasha Vrioni (1921-1922); Xhafer Ypi (1922); Ahmet Zogu (1922-1924, 1925); Shefqet Bej Vërlaci (1924 dhe1939-1941); Fan S. Noli (1924); Kosta Kota (1928-1930 dhe 1936-1939); Mehdi Bej Frashëri (1935-1936, dhe 1943); Mustafa Merlika Kruja (1941-1943)
Eqerem Bej Libohova (1943); Maliq Bushati (1943); Ibrahim Bej Biçaku (1943); Rexhep Mitrovica (1943-1944); Fiqeri Dino (1944); Enver Hoxha (1944-1954); Mehmet Shehu (1954-1981); Adil Çarçani (1982- 1991); Fatos Nano (1991, 1997-1998 dhe 2002-2005); Ylli Bufi (1991); Vilson Ahmeti (1991-1992); Aleksandër Meksi (1992-1997); Bashkim Fino (1997); Sali Berisha (2005-).

    Sugjerime per kete faqe...


Eja e krijo nje website me webhosting profesional
Komente nepermjet Facebook
Ndersa nepermjet Disqus, View Comments

0 commenti »

Leshoni komentin tuaj!

Site Meter