Foto nga Dhermiu dhe Shqiperia

Dhërmiu eshte fshati i dyte i krahines se Himares. I vendosur buze detit Jon dhe ne shpatet e maleve te Vetetime Pritese(Akrokerauneve qe poeti romak Horaci i cileson si “infames scopulos Acroceraunia”), midis gjelberimit te ullinjve dhe agrumeve te shumta, fshati ka nje bukuri madheshtore, dhe sipas udhetarit anglez Lir eshte me i madherishem ne vendosjen e tij se cdo vend tjeter qe kam pare ne Akrokeraunet dhe qe i ngjan jo pak Atranit apo Amalfit.
Gjeografia
Dhermiu shtrihet ne fund te nje plazhi me teper se pese kilometra te gjate, plazh i cili perfundon me nje koder, mbi te cilen ngrihet manastiri i Shen Theodhorit. Fshati perbehet nga tre lagje: Kondraqi, apo Kallami qe eshte lagja e pare per ata qe vijne nga Llogaraja; vijuar nga Gjileku dhe Dhermiu - lagja e trete dhe me e madhja qe i ka dhene edhe emrin fshatit. Ne total, tere fshati ka rreth 600 shtepi, ku rreth 300 jane ne Dhermi, 150 ne Gjilek dhe 150 ne Kondraq. Fshati i Dhermiut ndodhet 52 km ne Jug te Vlores, 72 km ne veri te Sarandes dhe rreth 210 km nga kryeqyteti i Tiranes. Administrativisht ben pjese ne Bashkine e Himares, krahinen e Himares, rrethi i Vlores.

    Sugjerime per kete faqe...


Eja e krijo nje website me webhosting profesional
Komente nepermjet Facebook
Ndersa nepermjet Disqus, View Comments

0 commenti »

Leshoni komentin tuaj!

Site Meter