Foto nga Velipoja dhe Shqiperia

Velipoja është një qëndër turistike mjaft e këndshme, me peisazh te larmishem, ku nderthuren hijeshem det, ranishtja, lumi, delta me ishuj, kodra, pylli, laguna, fusha, ligatinat; vendi më i përshtatshëm për të vrojtuar zogjt e Adriatikut Lindor në dunat e rërës dhe pellgjet e cekta të ujit; trevë me popullim të hershëm, tradita të pasura etno-folklorike, me fermerë dhe peshkatarë të zotë, mikpritës të njohur. - Velipoja u ofron pushuesve mundësinë për të kaluar pushime në një vijë bregdetare me ujë të pastër dhe me rërë të imët, por jo vetëm kaq, ajo është e pasur me vlera unike natyrore, në të cilat dallohen: Ranishtja e madhe me gjatësi 14 km dhe gjerësi 50-200 m me rërë të imët dhe të pastër, e cila quhet nga banorët “râna e dermanit” për vetitë e saja kuruese. Plazhi ripërtërihet çdo vit nga baticat dhe zbaticat. Rëra e bregut të të gjithë ranishtes ka përqindjen më të lartë të jodit në të gjithë bregdetin shqiptar. Plazhi rrethohet nga pylli me drurë të lartë pishe e drurë të tjerë halorë e fletorë, me shkurre përherë të blerta, lugina plot me bimësi ujore, duna, etj. -Fshati bregdetar, ranishtja e madhe dhe qëndra turistike shtrihen në jugpërëndim të Shkodres, relievi është gati tërësisht fushor, nga 1-3 metra mbi nivelin e detit deri ne 550 metra. -Velipoja ka një klimë të butë (temperatura mesatare 6-7°C), vera është mjaft e nxehtë (temperatura mesatare e Korrikut, 24°C deri ne 48°C píku në periudhën Korrik–Gusht). Periudha e përshtatshme për banjo dielli fillon ne muajin qershor dhe vazhdon deri në fund të shtatorit. Bien rreth 1400mm reshje në vit, kryesisht të përqendruara në gjysmën e dytë të vjeshtës, dhe dimrit. -Emri Velipojë vjen nga sllavishtja e vjetër (Velikopoje – Fushë e Madhe). Zona turistike shtrihet ne nje siperfaqe 300 ha dhe kufizohet në veri me rezervatin e Menaxhuar të Velipojës, në jug me detin Adriatik, në lindje me rrethin e Lezhës dhe në përëndim me lumin Buna.

    Sugjerime per kete faqe...


Eja e krijo nje website me webhosting profesional
Komente nepermjet Facebook
Ndersa nepermjet Disqus, View Comments

0 commenti »

Leshoni komentin tuaj!

Site Meter