Gjykata e Tiranës vendos Bashën si kryetar të ri të Bashkisë së Tiranës

Gjykata e Tiranës vendosi të miratojë kërkesen e kryetarit te ri të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, për vërtetimin e mandatit për Kryetar Bashkie të kryeqytetit.
Paraditen sotme me datë 15 korrik 2011, në oren 10:00, gjykatësja Elbana Lluri deklaroi vendimin lidhur me këtë kërkesë.
Sipas procedurës që parashikon ligji për pushtetin lokal, kreu i Bashkise me të madhe në vend, pajiset me një vërtetim te tille, qe tregon se procesi i ankimimit ne Kolegjin Zgjedhor te gjykatës se Apelit ka përfunduar dhe ai mund të nise detyrën, me konstituimin edhe te këshillit bashkiak.
Avokatët e Bashës, që depozituan dy dite me pare kerkesen ne gjykate, i janë referuar Ligjit “për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor”, në të cilin saktësohet se mandati i kryetarit të Bashkisë apo komunës vërtetohet nga Gjykata.

“Mandati i kryetarit të komunës ose bashkisë vërtetohet nga Gjykata, në juridiksionin e së cilës përfshihet komuna ose bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij”, thuhet në pikën e parë të nenit 40 të këtij ligji.
Së bashku me padinë, përfaqësuesit e Bashës kanë dorëzuar në Gjykatë edhe vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor, vendimin e KQZ-së që shpall kandidatin demokrat fitues me 93 vota më shumë si dhe tabelat për secilën KZAZ të Tiranës me rezultatin përfundimtar për të gjitha qendrat e votimit.

Tashmë mund të thuhet se kemi mbërritur në fund të të gjitha procedurave ligjore dhe Basha nga fillimi i javës së ardhshme mund të kryej betimin si kryetari i ri i bashkisë së kryeqytetit.
Më datë 25 Korrik në orën 10:00 do të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Mbledhja është thirrur nga sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Vladimir Gjonaj, i cili sqaroi se sipas ligjit "Për pushtetin vendor", mbledhja e parë është e vlefshme kur në të marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve.
Në këtë mbledhje, kryetari i ri i bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha do të bëjë betimin para anëtarëve të rinj. Vetëm pas betimit të Lulzim Bashës si kryetar i ri i bashkisë së Tiranës, Edi Rama mund të thirret ish kryetar, pasi zyrtarisht ai mban detyrën deri të hënën.

Kolegji miraton shpërndarjen e mandateve
Kolegji ka pranuar kështu ankesën e Partisë Demokratike, ndërkohë që tashmë e vetmja gjë që pritet është konstituimi i Këshillit.
Sipas përfaqësuesit ligjor të PD, Oert Bylykbashi, tashmë gjithçka është gati për të nisur punën në bashki. Bylykbashi tha se është vetëm çështje ditësh marrja zyrtare e postit nga kryetari i ri i bashkisë, Lulzim Basha, ndërsa i bëri thirrje PS të pranojë verdiktin e popullit.
Partia socialiste nuk mori pjesë sot në seancën e Kolegjit Zgjedhor, ndërkohë që pak ditë më parë më parë përfaqësuesit e së majtës në KQZ, votuan kundër aktit të KQZ për shpërndarjen e mandateve në Këshillin Bashkiak.
Më 11 korrik, KQZ nuk arriti të miratojë për mungesë kuorumi shpërndarjen e mandateve për këshillin e Bashkisë Tiranë, për zgjedhjet vendore të 8 majit. Anëtarët e KQZ-së votuan 4 vota pro e dy kundër. Tabela e mandateve e miratuar sot nga Kolegji i jep ”Aleancës për Qytetarin” 28 vende në këshillin bashkiak të Tiranës dhe “Aleancës për të Ardhmen”, 27 vende.

Këshilli Bashkiak
Aleanca për Qytetarin 28 mandate - Aleanca për të Ardhmen 27 mandate

    Sugjerime per kete faqe...


Eja e krijo nje website me webhosting profesional
Komente nepermjet Facebook
Ndersa nepermjet Disqus, View Comments

0 commenti »

Leshoni komentin tuaj!

Site Meter