New York Times: "Riviera shqiptare një parajsë e lirë"
Riviera shqiptare një parajsë e lirë "On the Albanian Riviera, a Frugal Paradise"
Nga SETH KUGEL
Plazh ne Himare (Seth Kugel for The New York Times)
Nga SETH KUGEL
Plazh ne Himare (Seth Kugel for The New York Times)
Vetëm pasi kisha kaluar fshatin e vogël të Ilias, në autostradën me dy korsi, një sinjal, në një rrugë të ngushtë tregonte një manastir rreth dy kilometra larg.
"Përse jo?", mendova, ndërsa ndeza makinën time (të marrë me qira). Nuk kisha asnjë program tjetër përveç se të kërkoja aventurën përgjatë 80 miljeve të plazheve e fshatrave midis qyteteve të Vlorës dhe të Sarandës, e njohur si Riviera shqiptare.
Gjatë rrugës, përfundova në një shtëpi të vjetër, ku një grua e moshuar, e veshur me të zeza më vështronte pakëz si me kureshtje.
"Manastiri?", pyeta në gjuhën shqipe, por me theksin e gjuhës sime. Ajo zgjati gishtin tregues drejt rrugës që kisha mbrapa, duke më bërë të ditur se kisha ngatërruar rrugën. Falënderova zonjën dhe ktheva sërish makinën mbrapsht, rrëmbeva aparatin fotografik, syzet e diellit dhe nisa rrugëtimin. Imagjinata dhe fantazia e aventurës filloi të më ngacmonte. A do të më ftonin murgjit mua për darkë? A do të më siguronin një strehëz për disa ditë?
Jo, ata nuk do të mundnin, sepse në fund të rrugës që përshkova nuk kishte asnjë manastir, por një plazh ideal me guralecë, ku një kanion i paarritshëm shtrihej deri në detin e thellë blu, Jon. Nuk kishte këmbë njeriu përreth gjithë asaj zone.
Afër plazhit, përgjatë bregut dukeshin edhe bunkerët e vendosur nga Enver Hoxha, diktatori izolues, i cili ngriti këto kërpudha betoni në të gjithë Shqipërinë në pritje të armikut që nuk erdhi kurrë. Ai vdiq në vitin 1985.Aty kishte disa copa gazete që mbanin datën e disa ditëve më parë, pak më tutje shumë shishe birre e pijesh të tjera që bënin të kuptohej se plazhi ishte përdorur shumë kohët e fundit për qëllime të tjera sesa për mbrojtje.
Lashë rroba banjot në makinë dhe u zhyta i zhveshur në ujërat e kristalta blu, duke e regjistruar të gjithë skenën në arkivën e udhëtimeve të mia më kulmore. Sapo dola nga uji vërejta dy turistë austriakë, që po bënin plazh të fshehur nën një shkëmb, duke lexuar, apo duke medituar sesi të talleshin me mua. (U nisa për të biseduar me ta, duke pretenduar se asgjë nuk ishte jashtë rregullave).
Plazhi Gjipe (Seth Kugel for The New York Times)O.K. "Në rregull", austriakët mund të thuhet se kishin njollosur paksa pasditen time në plazhin e Gjipesë (siç kuptova më vonë se quhej ai bregdet). Por fundja në terma buxheti, Shqipëria ishte me siguri pushimi më i mirë i 6 javëve të aventurës së kursyer të Mesdheut.Për herë të parë, 500 euro në javë i paguaja thjesht për gjithçka kërkoja. Gjithashtu mora me qira një makinë për 4 ditë dhe dhoma private familjare çdo natë. Hëngra ushqime të shijshme në restorante të klasës së parë me rreth 8 euro dhe konsumova kafe apo lëngjet verore në bare me pamje të magjishme. (E megjithatë, as që u trondita shumë në buxhetin tim, ndonëse do të kishte qenë pak më ashpër në korrik apo gusht, kur dhomat kushtojnë më shumë.)
Plazhi Gjipe (Seth Kugel for The New York Times)
Për shumë udhëtues, pika e nisjes së Rivierës shqiptare është Vlora, një qytet disi ngjitës me shumë kafene në natyrë, që kanë jastëkë, por edhe shumë muzikë klubesh; ndërsa bregdeti do të ishte mediokër dhe aspak tërheqës nëse s'do të ishin plazhet e zbukuruara nga pronarë që kanë investuar aty. Gjithashtu, brenda në Vlorë ka edhe një kaos të madh: Krejt pa sinjale që të tregojnë emrat e rrugëve, me shoferë interesantë dhe shëmti të projekteve të ngecura të ndërtimit. Nëse Shqipëria vazhdon të ndihet e izoluar apo e frikësuar, ajo të jep përshtypjen se është ende duke gjetur rrugën e saj.
Ndërkaq ka dy pika kyçe në Vlorë: Një park përgjatë rrugës kryesore, Bulevardi Vlorë-Skelë, ku pleqtë tymosin si oxhaqe rreth lojërave vazhdimisht të shahut dhe domino, teksa përshëndesin ngrohtësisht një vizitor me aparat fotografik.
Si vizitori i vetëm në atë pasdite, unë u udhëhoqa personalisht nga drejtori Ilia Cano, i cili bëri një përpjekje të çmueshme për të shpjeguar historinë në një anglishte të varfër të përzierë me frëngjisht. (Ai gjithashtu më la të ulem në kolltukun e Ismail Qemalit, si dhe të firmosja disa dokumente me penën e tij.)
Qëndrova në Vlorë nga nata e parë deri në atë të fundit të javës, por shijimi i vërtetë i udhëtimit erdhi në vargun e qyteteve të tjera të vogla që filluan sapo kaluam rrugët e pjerrëta e pyjore të Parkut Kombëtar të Llogorasë. Pasi pyeta rreth e përqark për çmimet e hoteleve apo ndonjë dhomë private në disa qytete, zgjodha Himarën si vendqëndrimin tim bazë. Një burrë i ri, me emrin Simo, familja e të cilit kishte një "Internet Kafe", më ofroi një apartament që ishte ngjitur me shtëpinë e tij, e cila ndodhej në qendër të qytetit, për vetëm 20 euro nata. Himara nuk ka ndoshta plazhet më të mira, por më impresionojnë kafenetë e qytetit, si dhe pikat e shitjeve të sufllaqeve me shumicë. Dhe ka fituar zemrën time përgjithmonë. Diku më tej, sheh një njeri të hipur mbi gomar që ecën në mes të qytezës. Kjo ndërthurje është e mahnitshme.
Vendi im më i preferuar në këtë qytezë ishte taverna familjare "Viron". Atje darkova tre herë, ku merresha vesh mirë me Amalinë 15-vjeçare, vajza e pronarëve të restorantit. Amalia ishte shumë e ëmbël, por nuk më ndihmonte aspak se çfarë të zgjidhja për të ngrënë nga menuja. "Çdo gjë është shumë e shijshme", thoshte ajo.
Ajo kishte të drejtë: Bërxolla derri me xaxiq dhe patate, karkaleca me salcë domate apo peshk i pjekur në skarë, ishin me të vërtetë, të gjitha, mjaft të shijshme.
Unë darkova vetëm, por bisedova shpesh me një grup interesant të rinjsh shqiptaro-amerikanë nga Pelham Parkway në Bronks. Ata ishin kushërinjtë e Amalisë dhe më ftuan për të pirë një gotë raki, një lloj pije e bërë nga rrushi.
Megjithëse, Shqipëria është e njohur për thesaret e saj historike dhe arkeologjike, siç është qyteti antik i Butrintit, kjo shtrirje e veçantë e bregdetit nuk kishte shumë objekte apo ndërtesa të lashtësisë.
Gjithsesi, unë u dashurova me Kalanë e Himarës, një vend mesjetar, në zonën veriore të qytetit, në buzë të një kodre. Nuk kishte një njeri, i cili mund të të tregonte diçka rreth historikut të kësaj kalaje, që tashmë i kanë mbetur rrënojat por, ama, mund të luajë rolin e një arkeologu amator, duke ngritur me veten disa pyetje, si për shembull: "Kjo duhet të ketë qenë një furrë, ose këtu mund të ketë qenë një dhomë gjumi për fëmijët".
Udhëtimi i parë në plazhin e Gjipesë ishte një kënaqësi, por shpejt e lashë atë dhe u drejtova drejt plazhit të Jalës, rreth tre kilometra nga autostrada kryesore. Plazhi, i mbushur me çadra që merren me qira, ishte shumë familjar dhe miqësor. Më ka mbetur në kujtesë, një fëmijë i vogël që vraponte përgjatë plazhit drejt gjyshit që e priste krahëhapur.Isha tamam një turist që i përshtatesha totalisht Jalës, jo për plazhin më shumë se sa për miqtë që njoha aty, tek taverna "Peshkatari", një restorant në të cilin servireshin vetëm prodhime të freskëta deti.
Zakonisht, përpara se të ulesha në një restorant, kërkoja menunë për të parë se çfarë gatimesh kishte. Çunat tek taverna "Peshkatari", me të cilët më pas edhe u miqësova, më sollën nga kuzhina një kovë me peshq dhe më thanë se pronari i kishte kapur ata po atë mëngjes.
I kisha dëgjuar këto pretendime gjatë gjithë kohës, ndaj dhe u hodha çunave një sy disi të dyshimtë."Nesër, hajde të peshkosh me ne dhe do të shohësh", tha një djalosh me sytë blu dhe me një anglishte të kuptueshme. Të jesh këtu në orën 06:00". Ky ishte një tjetër moment i bukur. Një udhëtim falas me anije dhe një mënyrë për t'u miqësuar. "Kur isha duke peshkuar në Shqipëri....", histori që do të tregoja kur të kthehesha në shtëpi! Të nesërmen në mëngjes u ndodha aty në orën 05:55 dhe gjeta Jorgo Andonin, i cili ishte dhe pronari i tavernës "Peshkatari", ndërsa tre djemtë e tjerë që një ditë më parë më ftuan për peshkim, ishin ulur duke pirë një kafe ekspres dhe raki. Më ftuan që të bashkohesha me ta. Ej, ta fillosh ditën, që në orën 06:00 të mëngjesit me pije, me raki? Përse jo, në fund të fundit unë jam me pushime.
Pasi isha në ujë bashkë me Jorgon dhe dy ndihmësit e tij të peshkimit, tërhoqëm rrjetat që kishin hedhur pasditen e kaluar në një pjesë të brigjeve shkëmbore dhe pashë se çfarë kishte zënë rrjeta: Merluc, sepje, karkaleca, madje edhe një peshk "fluturues".
Më pas, u zhyta duke notuar në ujë mbi një liman shkëmbor, që më lejoni të them ishte i mrekullueshëm. Mora një tjetër moment të bukur, të ngulitur në memorien time për këtë udhëtim fantastik. Ishte udhëtimi më i mirë që kisha bërë ndonjëherë! Dhe kësaj here, nuk kishte plazhistë austriakë që të ma prishnin këtë moment.
Nëse ju shkoni "IF YOU GO"
Ju mund të fluturoni për në Shqipëri nga shumë qytete të Evropës, por unë do t'iu sugjeroja, një kombinim për udhëtimin nga Greqia, Italia apo nga një vend tjetër i Ballkanit. Nga Athina, ka autobusë të përditshëm, itinerari i tyre është për në Vlorë ose në Himarë, kushton vetëm 30 euro dhe udhëtimi zgjat 11 orë. Ka një traget që niset nga Brindisi për në Vlorë, është gjashtë ditë në javë dhe shtatë për muajin gusht, udhëtimi është 45 euro. Pastaj ka autobusë nga Kroacia dhe Mali i Zi për vetëm 43 euro nga Dubrovniku në Vlorë. Megjithatë çmimet variojnë. [Në Vlorë, mora një makinë me qira, (çmimet mund te varjojne sipas stines) nga Tirana Car Rental për 33 euro dita. Few hotels and fewer private rooms have Web sites, though those intent on booking online will have some luck on www.albania-hotel.com. In Himare, you can e-mail Simos at hokyspokys@hotmail.com about his family’s rooms; Amalia and her family rent nice rooms above the Greek restaurant as well; call (+355-69) 221-8728 or (+355-69) 425-5755. Jorgo Andoni rents rooms; try him at Taverna Peskatari, (+355-68) 200-0343. But unless you’re going in August, it’s probably best just to show up.]
Shënimet e mia "MY BOOKS"
Unë hëngra peshk të freskët, oktapod, mish qengji, sallatë greke dhe byrek shqiptar (shumë i shijshëm), aq sa mund të pëlcisja së ngrëni dhe ky vakt më kushtonte vetëm 8 euro. Kam fjetur në dhoma private për 20 euro nata, por mund të kisha shpenzuar edhe më pak nëse do të kisha me vete një çadër. Mora me qira një makinë. Bëra më shumë gjëra nga sa do të kisha menduar dhe dashur të bëja dhe fatura totale e gjithë kësaj aventure ishte vetëm 459.87 euro, kjo më ndihmoi për të mbuluar edhe borxhet e mia nga dy javë që kalova në Francë.
Perkthimi identik sipas faqes se "New York Times", ne rubriken "Frugal Traveler" nga Shqiperia.TV (kliko ketu per tek faqja origjinale) publikuar me date 29 qershore 2011.