Kolegji Zgjedhor, rrëzon KQZ-në, të numërohen të gjitha votat e kontestuara

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor anulon vendimet 710 dhe 711 të KQZ, tani do të numërohen votat e kontestuara edhe në 368 kuti të tjera
Dje në mbrëmje me (dt.15 qershor 2011, rreth ores 23:50) gjyqtarja Dhurata Haveri, relatorja e Kolegjit Zgjedhor, shpalli vendimin e shumëpritur të këtij trupi gjykues, duke rrëzuar përfundimisht vendimet 710 dhe 711 të KQZ, të cilat shpallnin si fitues të garës për Bashkinë e Tiranës Lulzim Bashën, dhe duke pranuar pjesërisht kërkesën e PS-së. Kjo nënkupton që çështja i kthehet edhe një herë KQZ-së, e cila deri më tash kishte numëruar vetëm 117 kutitë që ka ankimuar PD-ja, e tani do të duhet të numërojë votat e kontestuara edhe në kutitë e tjera.

Kolegji Zgjedhor hyri në mbledhje në orën 15:10 të pasdites së djeshme, pasi dëgjoi pretendimet e përfaqësuesve të PS, PD e KQZ, dhe ka dalë prej mbledhjes vetëm në orën 23:50 minuta. Vonesa prej tetë orësh e kusur lë të kuptohet që trupa e gjyqtarëve nuk e ka patur të lehtë që të marrë vendim. Koha e gjatë që është dashur për të marrë në shqyrtim evidencat dhe provat e paraqitura, por edhe delikatesa e shprehjes së një vendimi kaq të rëndësishëm për palët, ka bërë që Kolegji të mbajë në ankth militantët e partive si edhe gazetarët, gjer në mes të natës.
Vendimi i Kolegjit, i shpallur nga relatorja Dhurata Haveri, rrëzon vendimin e KQZ që shpallte fitues Lulzim Bashën me 81 vota diferencë, dhe e rikthen çështjen në KQZ, për të numëruar të gjitha votat e kontestuara, në 368 kutitë e tjera.
Kjo nënkupton që Kolegji Zgjedhor e ka pranuar atë pjesë të kërkesëpadisë së PS që evidenton mospërputhjet dhe diskonkordancat mes numrit të votuesve dhe numrit të fletëvotimeve. Por, Kolegji Zgjedhor sërish e ka shtyrë vendimmarrjen përfundimtare dhe e ka kthyer çështjen në KQZ, duke e detyruar atë që të rishikojë përfundimin, pasi të numërojë çdo votë të kontestuar, edhe në kutitë që deri më tani nuk janë shikuar nga KQZ.
Pasi të mbarojë ky proces, KQZ do të nxjerrë përfundim të ri, i cili pritet të ndryshojë shifrat në tabelë, por mund të ndryshojë edhe raportin midis fletëve të votimit dhe numrit të votuesve. Nëse ky raport mbetet shqetësues, dhe lë vend për dyshime të mëtejshme, PS do të mund të ankohet sërish në Kolegj Zgjedhor.
Gjithsesi, nga vendimi i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor, dy gjëra mbeten të qarta, së pari që vendimi i KQZ për të shpallur fitues Bashën tashmë ka rënë, dhe së dyti, numërimi i votave të hedhura në fletët e gabuara, është quajtur i ligjshëm, dhe tashmë nuk mund të ketë më ankesa për këtë çështje.
----
Ju ftojme te komentoni kete rezultat si me poshte me ane te Faceboook si me poshte...

    Sugjerime per kete faqe...


Eja e krijo nje website me webhosting profesional
Komente nepermjet Facebook
Ndersa nepermjet Disqus, View Comments

0 commenti »

Leshoni komentin tuaj!

Site Meter