Lulzim Basha, fitues i sondazhit online
Ne oren 19.00 me oren e Tiranes, dhe ne sinkron me kohen e mbylljes se qendrave te votimit, Shqiperia.TV mbylli edhe sondazhin nje mujor ku te dhenat paraprake mbi bashkine e Tiranes, nxjerrin fitues kanditatin Lulzim Basha.
Ne kete sondazh moren pjese 3.267 votues me ane te nje kompjuteri, dhe kandidati Lulzim Basha, ka pasur nje epersi kostante ne nje mesatare prej afro 54% te votuesve me 1.759 vota, kundrejt dy kandidateve te tjere si Edi Rama, kryetari aktual i bashkise dhe kryetar i partise Socialiste per kualicionin "Aleanca per te Ardhmen" i cili eshte pozicionuar me afro 42% te votuesve me 1.387 vota. Sikurse edhe kandidatit te trete Hysni Milloshi, i cili eshte edhe kryetar i partise Komuniste Shqiptare, por me mjaft modesti, suprizon duke shenuar afro 4% te votatuesve me 121 vota.
Sondazh i pare
Vihet re ne kete sondazh, edhe pse numri i pjesmarreseve ne te eshte me i ulet se i pari i cili ka zgjatur per nje muaj, gjithsesi perkrahja per kandidatin Lulzim Basha eshte kostante me 58 % te votave, dhe e balancuar ne te gjitha shtetet. Ndersa kandidati rival Edi Rama eshte pozicionuar si ne sondazhin e pare me 42 % te votave.
P.sh. siç mund ta shikoni edhe me poshte duke klikuar ne "Map" per harten apo "Country" per listen e shteteve, votuesit nga Shqiperia jane paksa pro kandidatit Basha, sikurse edhe ne te gjitha shtetet e tjera, diku me shume dhe diku me pak. Me perjashtim te votuesve nga Suedia te cilet rezultojne pro kandiatit Edi Rama.
Sondazhi i dyte
Duam te shtojme se cilesia e transparences per kete sondazh ka qene teresisht asnjeanese mbasi ky sherbim eshte ofruar nga dy website te treta per Shqiperia.TV si 99polls (komentet ne Shqiperia.TV) dhe Ask500people (komentet ne Shqiperia.TV), ne keto dy sondazhe ne jemi thjeshte ndermjetes te publikimit dhe jo te modifikimit te te dhenave ne database.
Kemi vene re se ne shume faqe te ndryshme shqiptare online, jane hapur shume sondazhe me kete rast, por transparenca ne to eshte disi e influencuar nga targeti i vizitoreve qe frekuentonjne keto faqe apo nga drejtuesit dhe stafet e tyre. Gjithsesi nuk mund ti akuzojme per trukime, por po perpiqemi te deklarojme dhe percjellim transparencen tone.
Ne nuk mund te themi se me ane te ketij sondazhi kemi llapen e Aladinit nga mund te nxjerrim ne menyre perfekte rezultatin e zgjedhjeve ne Shqiperi apo ne bashkine me kryesore te Tiranes, pasi sondazhet, s'kane qene kurre te tilla edhe nga shume organizata te tjera apo media kryesore ne Shqiperi, qe kane testuar derjteperdrejte terrennin ne zgjedhjet e meparshme, ku madje lekundja e sondazheve ka shkuar edhe ne mbi 5%. Por duam te shtojme se trendi i 3 mije vizitoreve tane eshte vertet "unik", i padiskutueshem dhe shume transparent. Vizitoret ne kete sondazh, kane marre pjese vetem nje here me formatin "1 kompjuter = 1 vote", duke mos i dhene mundesine nje personi qe te rifreskoi IP-ne e tij, nepermjet menyrave te shumta te trukimit, por te votoje vetem nje here te vetme me ane te nje kompjuteri ne nje sondazh te vetem.
Koha dhe rezultati final i zgjedhjeve do te tregoi se sa i besushem eshte ky sondazh, apo sondazhe te tjera online, dhe sa transparence behet ne to. Ne te stafit te Shqiperia.TV betohemi per transparencen tone, jemi me shqiptaret, me fjalen, zerin dhe opinionin e bashkombasve tane kudo ku ndodhen. Urojme qe ne keto zgjedhje te respektojme lirine tone te shprehjes dhe te mendimit te lire, dhe mos te jemi preh e politikave apo politikaneve te gabuar, por politika te perfaqesoje dhe ne te perfaqesohemi nga politikane te denje ne çdo komune apo bashki, qe te jene pasqyra e vertete e popullit tone liri-dashes, le te fitoi me i miri.
Nderkohe me rastin e publikimit final te ketij sondazhi ju fotojme qe te jepni dhe shtoni komentet tuaja.